7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Frontex: 800 mijë emigrantë kanë hyrë ilegalisht në BE nga fillimi i vitit

Më të lexuarat

Kreu i agjencisë për kufijtë evropianë “Frontex” FabriceLeger, ka thënë se rreth 800 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në BE ilegalisht deri tani që nga fillimi i vitit.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, Leger ka tërhequr vërejtjen se fluksi i madh i emigrantëve ka mundësi që ende nuk e ka arritur kulmin, duke u bërë thirrje shteteve të BE-së që t’i burgosë ata që iu refuzohet azili, kështu që ata mund të kthehen më shpejt në vendet e tyre të origjinës.
“Shtetet e BE-së duhet të përgatiten për faktin se ende kemi një situatë të vështirë përpara nesh në muajt e ardhshëm”, ka shtuar ai.
Sipas “Frontex”-it, gjatë shtatë muajve të kaluar, 710 mijë emigrantë kanë hyrë në BE, por ka thënë se ka mundësi që disa prej tyre të jenë numëruar dy herë, shkruan AFP.
Ndërkaq, më 13 tetor, agjencia ka thënë se kaluesit ilegalë të kufijve mund të provojnë disa herë të hyjnë në BE.
“Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e refugjatëve janë numëruar kur kanë arritur nà « Greqi dhe kur kanë hyrë në BE përmes Kroacisë dhe Hungarisë”, kishte raportuar “Frontex”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit