10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Frika nga idhujtaria

Më të lexuarat

“Vërtetë, Allahu nuk fal që të shoqërohet dikush apo diçka me Të, por gjynahet e tjera më të vogla se shirku ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut në adhurim, ai me të vërtetë ka humbur dhe është larguar shumë prej udhës së drejtë.” (Nisa, 48 dhe 116)

Allahu i Madhëruar përmend në Kuran se Ibrahimi (alejhi selam) tha:

“Më largo mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve.” (Ibrahim,35)

Në një hadith thuhet:

“Gjëja që frikësohem më shumë për ju,është shirku i vogël.” Kur u pyet se kush është ai, tha: “Syëfaqësia.”

(Transmeton Ahmedi. Sipas Albanit hadithi është i saktë.)

Nga Ibën Mesud përcillet se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), ka thënë:

“Kush vdes duke lutur dikë tjetër përveç Allahut,hyn në Zjarr.”

(Transmeton Buhariu)

Nga Xhabiri percillet se Profeti (alejhi selam) ka thënë:

“Kush e takon Allahun, duke mos i shoqëruar Atij asgjë, do të futet në Xhenet, dhe kush e takon Allahun, duke i shoqëruar Atij dikë tjetër, hyn në Zjarr.”

(Muslimi)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit