Francezi thotë se është nipi i Hitlerit

0
60

Philippe Loret (56) thotë se Adolf Hitler është gjyshi i tij. Sipas Loretit, Hitleri kishte një aferë me një franceze, pas së cilës ajo ka lindur një fëmijë.

Në vitin 1979, ishte babai i tij Jean Loret i cili pohonte se është djali i Hitlerit. Për këtë ai ka shkruar në një libër, ku ka theksuar se nëna e tij Charlotte më 1917 kishte një aferë me Hitlerin, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore ishte i stacionuar në francë. Charlotte atëherë ishte 16 vjeçe, ndërsa Hitleri 28 vjeç

Shumica e historianëve deklarohen se historia e kësaj afere nuk është e vërtetë, por Loret e thotë të kundërtën.

“Besoj se jam nipi i tij. Sigurisht që jam nipi. Ka dëshmi për këtë. Por, çfarë mund të bëj nëse njerëzit nuk besojnë në të. Këtë ma ka thënë babai e këtë e di edhe nëna ime. Hitleri është familja ime”, ka thënë ai duke shtuar se pa marrë parasysh këtë, ai nuk e ka filozofinë e Hitlerit dhe të tmerreve që ka shkaktuar ai. /Telegrafi/kohaislame