10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Francezët kundërshtojnë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Më të lexuarat

Rreth 20 mijë francezë janë tubuar në kryeqytetin Paris me kërkesën për të ndërprerë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Sipas një njoftimi të Press Tv, më mijëra francezë janë mbledhur dhe protestuar dje në kryeqytet kundër vendimit të qeverisë franceze për rinovimin e afatit të gjende së jashtëzakonshme.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, do që ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në Francë për tre muaj. Pas sulmeve në Paris, Hollande shpalli 12 ditë gjendje të jashtëzakonshme dhe, sipas AFP-së, kjo do të kërkohet të zgjatet deri në tre muaj.
Çdo zgjatje e gjendjes së jashtëzakonshme, më shumë se 12 ditë kërkon aprovimin në Parlament. Një prej pjesëmarrësve në këtë protesta ka thënë se vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme konsiderohet e njëjtë me grushtin e shtetit.
Të tilla protesta kundër gjendjes së jashtëzakonshme janë organizuar edhe në qytete të tjera të Francës. Qeveria franceze ka kërkuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tre muaj të tjerë pas 26 shkurtit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit