5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Francë, protesta kundër martesave gay

Më të lexuarat

Projektligji mbi martesat gay në Francë do të kalojë në Senat, por nëse diskutimet për të do të nisin pasditen e sotme, protestat kundër tij kanë nisur tashmë.

Ditën e enjte dhjetëra persona janë grumbulluar para selisë së Senatit, të tjerë janë paraqitur poshtë apartamentit të senatores Chantal Jouanno me thirrjet: “Është elementare, një nënë dhe një baba!”

Protesta të tjera parashikohen gjatë ditës, sidomos ato do të intensifikohen në orët e pasdites, atëherë kur do të diskutohet edhe projektligji.

Ndërkohë, në ditët e fundit është shfaqur edhe një tjetër grup kundër martesave të personave me të njëjtën gjini me emrin Hommen (një emër që frymëzohet nga grupi i femrave Femen). Këta persona vënë maska dhe manifestojnë gjysmë të zhveshur duke kërkuar tërheqjen e projektligjit./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit