Francë: Përjashtohet doktori vetëm pse kishte mjekër

0

Një spital Francez ka pushuar një doktor Egjiptian sepse kishte mjekër.

Vendimi i një spitali Francez për të pushuar një doktor profesionist për shkak të mjekrës së tij është mbështetur nga gjykata e drejtësisë në Paris, njoftojnë mediat franceze.

Doktori me kombësi egjiptiane ishte pushuar nga spitali Saint -Denis gjatë shkurtit të 2014-së, për shkak se kishte refuzuar të shkurtonte mjekrën e tij. I identifikuar si Muhamed A, doktori asnjëherë nuk ka shfaqur shenja se praktikon Islamin gjatë punës së tij.

Në Francë, punëtorët e administrativ si – në shkollë, spitale dhe zyra zyrtare është e ndaluar veshja e simboleve fetare ose veshje e stileve të motivuara nga pamja fizike fetare. Sidoqoftë, Muhamed A. asnjëherë nuk është identifikuar si Muslim, ai vetëm kishte një mjekërr.

Ka reagur edhe avokati i Muhamed A. duke thënë se ky është një gjykim subjektiv duke e quajtur mjekrën nga natyra fetare. “Ai quhet ‘Muhahmed ’. Sikur të quhej ‘Lionel Dupont ’ ai mund të kishte mjekërr më të madhe dhe nuk do të kishte asnjë problem” u shpreh avokatit Nawel Gafsia.

Ky vendim është quajtur diskriminues, paragjykues dhe që të heq trurin.

Por mjeku Muhamed A është transferuar me një spital tjetër, më në periferi, ku njerëzit po shohin dobitë e diturisë së tij dhe mjekimit të tij./KohaIslame.com/