6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Francë, para derës së një xhamie vendosen kokat e dy derrave

Më të lexuarat

Autoritetet franceze njoftuan të mërkurën se është dëmtuar nga vandalët një xhami në jug-perëndim të Francës, para hyrjes të së cilës janë vendosur kokat e dy derrave.

Ngjarja nga ndodhur në Montauban, një vendbanim afër qytetit Toulouse, ku muaj më parë një francez me origjinë algjeriane vrau shtatë persona (tre ushtarë dhe katër hebrenjë, prej tyre tre fëmijë).

Një deklaratë e zyrës së kryetares së komunës së Montauban, bëri të ditur se kokat e dy derrave ishin gjeture varur në shtyllë, në hyrje të xhamisë Salam, raporton AFP.

Kryetarja e komunës, Brigitte Bareges, e dënoi këtë akt, sic tha ajo, të neveritshëm dhe blasfemues ndaj komunitetit mysliman.

Po ashtu edhe autoritetet policore dënuan incidentin duke u zotuar se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë për dëmtim të xhamisë dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare.

Incidenti ndodhi në kohën kur myslimanët në të gjithë botën po agjërojnë në kuadër të muajit Ramazan. Ndërsa derrat konsiderohen të papastër nga myslimanët, të cilëve u ndalohet ngrënia e mishit të tyre.

Në Francë jetojnë diku pesë milionë myslimanë, një pjesë e të cilëve ndjehen të diskriminuar edhe nga institucionet franceze, sidomos gjatë këtij viti, kur u vendos me ligj ndalesa e mbulimit të fytyrës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit