20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Francë: Nëse ke shami në kokë, tashmë nuk mund ti shoqëroni më fëmijët tuaj në udhëtimet e tyre shkollore

Më të lexuarat

Senati francez ka votuar që të ndalojë mamatë të cilat kanë një shami islame në kokë, të shoqërojnë fëmijët e tyre në udhëtimet shkollore, shkruan The Independent.

Ndalimi, i propozuar nga partia e republikanëve të qendrës së djathtë, është një ndalim ekzistues për veshjen e rrobave myslimane në shkollat fillore dhe të mesme.
Jacqueline Eustache-Brinio, një senatore nga republikanët, tha se amendamenti do të plotësonte një boshllëk në ndalimin ekzistues dhe do të mbyllte “vakumin ligjor për t’u plotësuar në lidhje me zbatimin e parimit të sekularizmit gjatë udhëtimeve në terren”.
Ligji, i cili u refuzua nga dhoma e ulët e parlamentit, asambleja kombëtare, u miratua në dhomën e sipërme me 186 vota pro, 100 vota kundër dhe 159 senatorë të abstenuar.

Tekstualisht ligji i ndalesës të shamisë quhet si ndalesë e “simbole të dukshme fetare”, por në praktikë do të preknin më së shumti prindërit muslimanë: vetë republikanët në një deklaratë e përshkruan atë si rregull që “ndalon mbajtjen e shamisë gjatë udhëtimeve në shkolla”.
Qeveria franceze e ka vendosur veten kundër planit dhe shpreson ta përmbysë atë në asamblenë kombëtare me mbështetjen e deputetëve të saj. Ministri i arsimit Jean-Michel Blanquer tha: “Ky projektligj është në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Shtetit dhe do të krijojë shumë probleme në zhvillimin e udhëtimeve shkollore”.
Kjo ndalesë erdhi pas më shumë se një dekade ndalimi i veshjes myslimane të vajzave dhe grave nga shkollat dhe kolegjet. Në vitin 2011, Franca gjithashtu ndaloi veshjen e burkës në të gjitha vendet publike./KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit