1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Francë, hetim për “vrasjen” e Arafatit

Më të lexuarat

Prokurorët Francezë hapën një hetim për vrasjen e mundshme të liderit palestinez, Yasser Arafat, lajmëroi të martën “Agence France Presse”.

Familja e tij ishte ajo që pohoi se vdekja e Arafat pranë Parisit, në vitin 2004, mund të mos ketë qenë natyrale siç u skedua në atë kohë.

Hetimi nis pasi një ekspert zviceran gjeti gjurmë të lëndës radioaktive “Polonium 210” në disa prej sendeve që i përkisnin Arafatit.

Sipas familjarëve, lideri palestinez mund të jetë vrarë nga një agjenturë e huaj, në të njëjtën mënyrë siç u eliminua Alexander Litvinenko, spiuni që foli kundër Shërbimeve Sekrete Ruse, në vitin 2006.

Atij iu hodh susbtanca radioaktive në çaj në Londër dhe ndërroi jetë tre javë më pas në rrathana enigmatike, përpara se të zbulohej rastësisht se ishte helmuar me lëndën jashtëzakonisht të rrallë dhe të gjendshme vetëm pranë centraleve bërthamore.

Sipas palestinezëve dhe familjarëve të tij, Arafat u helmua nga Izraeli, pasi ai ishte një pengesë për procesin e paqes. Tel Avivi zyrtar i mohon kategorikisht këto pretendime.

Pas transmetimit të një dokumentari të ekspertit zviceran në televizionin “Al Jazeeira”, familjarët i dërguan autoriteteve franceze kërkesën për hetim, kërkesë e cila u aprovua dhe tashmë prokuroria do të nisë punën për të mbledhur prova që të mbështesin versionin e vrasjes së Arafat. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit