7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Francë, dy të plagosur në të shtëna në një xhami

Më të lexuarat

Një 84-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me armë zjarri dy persona në një xhami në qytetin Bayyone në jug të Francës.

Siç raportojnë mediat lokale, sulmuesi, një ish-ushtar, qëlloi ndaj besimtarëve brenda në xhami përderisa po kryenin lutjet, si pasojë e të cilës u plagosën dy persona të moshuar të cilët u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Sulmuesi, i cili deri më tani nuk është identifikuar, u arrestua në shtëpinë e tij pranë komunës Saint-Martin-de-Seignanx.

Mediat lokale raportuan se policia gjeti armë dhe granata në adresën e sulmuesit.

Duke cituar burime të policisë, mediat po ashtu raportuan se sulmuesi kishte lidhje me të djathtën ekstreme dhe ishte një kandidat i Partisë së Frontit Kombëtar të udhëhequr nga Marine Le Pene, e cila më vonë ndryshoi emrin në Tubimi Kombëtar./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit