Franca u kërkon vendeve të Lindjes së Mesme të ndalojnë bojkotin e produkteve franceze

0
379

Franca të dielën u bëri thirrje vendeve të Lindjes së Mesme të ndalojnë kompanitë me pakicë që të bojkotojnë produktet franceze.

Ministria e punëve të jashtme tha në një deklaratë se ditët e fundit kishte pasur thirrje për të bojkotuar produktet franceze, veçanërisht produktet ushqimore, në disa vende të Lindjes së Mesme si dhe thirrje për demonstrata kundër Francës mbi botimin e karikaturave satirike të Profetit Muhamed.

“Këto thirrje për bojkot janë të pabazuara dhe duhet të ndalen menjëherë, si dhe të gjitha sulmet kundër vendit tonë, të cilat po shtyhen nga një pakicë radikale,” tha deklarata.

Por Franca me vetëdëshirë i ka hapur vetes punë, pasi për inat të myslimanëve i shfaqi karikaturat fyese dhe ofenduese ndaj muslimanëve në objektin e presidencës, duke thënë se ne nuk ndalemi nga kjo gjë!

Sot bota islame dhe muslimane ka filluar një bojkot dhe thirrje për bojkot të produkteve franceze, si një formë për ta ndëshkuar shtetin e Fracnës që ka ashpërsuar retorikën ndaj muslimanëve./Reuters/KohaIslame.com/