Franca sot pritet të votojë për lejimin e martesave homoseksuale

0
42

Parlamenti i Francës pritet të votojë të martën ligjin për legalizimin e martesave homoseksuale.

Ligjvënësit kanë miratuar në leximin e parë draft-ligjin e propozuar në shkurt, dhe i njëjti rezultat pritet të arrihet edhe sot.
Ligji i propozuar, i cili po ashtu i lejon çifteve homoseksuale që edhe të adiptojnë fëmijë, ka shkaktuar ndasi të mëdha në Francë, ku janë zhvilluar protesta masive për dhe kundër kësaj mase ligjore javëve të fundit.
Nëse ligji miratohet, Franca do të jetë vetem shteti i 14 në botë i cili legalizon martesën e gjinive të njëjta.
Ligji do të bëhet i plotëfuqishëm vetëm pas nënshkrimit të tij nga presidenti François Hollande, i cili ka dhënë mbështetjen e tij për të, dhe pas shpalljes së tij në Gazetën Zyrtare.
Grupet që kundërshtojnë këtë ligj, shpresojnë që të vonojnë miratimin e këtij ligji, meqë planifikojnë që t’i drejtojnë Gjykatës Kushtetuese për me ta sfiduar atë./bs/kohaislame