12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Franca pranon masakrën ndaj algjerianëve në vitin 1961

Më të lexuarat

Presidenti francez, Francois Hollande të mërkurën u bë udhëheqësi i parë i vendit që e njeh një masakër ndaj protestuesve algjerianë pro-pavarësisë të kryer në Paris në vitin 1961.
Në një deklaratë të shkurtër në përvjetorin e masakrës (17 tetor 1961), Hollande vuri në dukje se “algjerianët që demonstronin për të drejtën për pavarësi u vranë në një represion të përgjakshëm.”

Ai ka nderuar viktimat e rëna, njofton DPA.

Mbi 200 algjerianë ishin vrarë dhe 12 000 ishin arrestuar më 17 tetor 1961, kur në Paris policia kreu sulm ndaj një demonstrate, disa muaj para përfundimit të Luftës algjeriane të Pavarësisë (1954-1962).

  • Artikulli është sjellë nga arkivi i vitit 2012. Edhe kjo është një dëshmi shtesë, se çasja ndryshe e presidentit Hollande i ka penguar gjeopolitikës së dikujt. Kjo nuk e kishte destabilizuar as pas Charlie Hebdo, por si duket është dashur një provokim dukshëm më i rëndë që të ndryshohet kursi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit