9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Franca paralajmëron Rusinë për sulmet kibernetike

Më të lexuarat

“Në bazën e marrëdhënieve ndërkombëtare ka një qëndrim që nuk duhet përfshirje në punët e brendshme të një vendi tjetër, këtë më mirë e di Rusia”, është shprehur Ayrault

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka deklaruar se sulmet kibernetike nga Rusia janë të papranueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Ayrault, në një intervistë për gazetën franceze “Journal de Dimanche” tha se në Francë kandidatët për president që mbrojnë vlerat e Europës janë përballur me sulme kibernetike.

“Në bazën e marrëdhënieve ndërkombëtare ka një qëndrim që nuk duhet përfshirje në punët e brendshme të një vendi tjetër, këtë më mirë e di Rusia”, është shprehur Ayrault, duke vënë në dukje se kandidati për president Emmanuel Macron i cili ka bërë deklarata pro Euopës është përballur me sulme kibernetike.

Duke theksuar se “janë të papranueshme sulmet kibernetike të ardhura nga Rusia”, ai ka nënvizuar se nuk do të lejojnë kurrë që populli francez të imponohet në zgjedhje.

Ndërsa në një deklaratë të publikuar javën e kaluar nga Presidenca e Francës ishte njoftuar se çështja e kërcënimit nga sulmet kibernetike do të diskutohet në Këshillin e Sigurisë.

Richard Ferrand, zëdhënësi i Macron i cili është një prej kandidatëve të fuqishëm për zgjedhjet presidenciale, kishte pretenduar se fushata që ato po kryejnë është nën objektivin e sulmeve kibernetike me qendër Rusinë.

Ndërsa Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, në një deklaratë kishte reaguar duke u shprehur se këto pretendime janë “absurde”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit