8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Franca konfirmon përdorimin e armëve kimike në Idlib nga regjimi i Asadit

Më të lexuarat

“Sipas shembujve të siguruar nga shërbimi informativ i Francës, njësitë e liderit të regjimit sirian Beshar Asad në mënyrë të padyshimtë kanë përdorur gaz nervor sarin në sulmin më 4 prill”

PARIS (AA) – Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Marc Ayrault ka bërë të ditur se është e sigurtë se regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të këshillit të sigurisë në Pallatin Elise, Ayrault ka ndarë me shtypin të dhënat në lidhje me provat e fituara nga shërbimet informative të Francës.

“Sipas shembujve të siguruar nga shërbimi informativ i Francës, njësitë e liderit të regjimit sirian Beshar Asad në mënyrë të padyshimtë kanë përdorur gaz nervor sarin në sulmin më 4 prill”, ka theksuar Ayrault.

Ayrault ka tërhequr vëmendjen se metoda e përdorur gjatë sulmit përdoret vetëm nga ana e regjimit dhe se në këtë mënyrë e kanë konfirmuar përgjegjësin e sulmit.

“E dimë, sepse ne kishim disa shembuj edhe nga sulmet e mëparshme dhe në këtë mënyrë bëmë krahasim”, ka shtuar Ayrault.

Në sulmin kimik në Idlib të kryer nga regjimi i Asadit jetën humbën rreth persona, në mesin e të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit