8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Franca i shpall luftë krimit ne ishullin e korsikës

Më të lexuarat

Kryeministri i Francës, Jean-Marc Ayrault, shpalli masa të reja të ashpra policore për të luftuar krimin e organizuar në ishullin e Korsikës.
Vendimi i kreut të ekzekutiv francez vjen vetëm gjashtë ditë pasi një avokat i njohur u qëllua për vdekje brenda makinës së tij, gjatë rrugës për në punë.

Ayrault deklaroi se theksi i luftës së autoriteteve do të vendoset në luftën për pastrimin e parave dhe shkatërrimin e bandave të organizuara, sidomos në tregun e pasurive të patundshme dhe zhvillimet e tjera infrastrukturore.

Si rrjedhojë e përleshjeve midis bandave, vetë ishulli i Korsikës ka mesataren më të lartë të vrasjeve në Europë, transmeton TCH.

”Bizneset dhe aferat e paligjshme financiare janë pas shumicës së vrasjeve”, deklaroi Ayrault.

Sipas ekspertëve, krimi ka lulëzuar në Korsikë si rrjedhojë e mungesës së koordinimit midis agjencive të ndryshme të sigurisë publike.

Që prej fillimit të citi 2011 në ishullin me 300 mijë banorë ka pasur 37 vrasje dhe 117 tentativa për vrasje, duke regjistruar mesataren më të lartë të këtyre krimeve për person.

E ndodhur në veri të ishullit të Sardenjës, në Detin Mesdhe, Korsika është e njohur për komunitetin e rëndësishëm italian që ka në të dhe disa figura të rëndësishme të historisë botërore, midis të cilëve edhe Napoleon Bonaparti, Perandori i Francës midis viteve 1804-1815.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit