15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Franca demo(n)kratike: i refuzohet shtetësia, vetëm pse nuk e përshëndeti për dore burrin e huaj!

Më të lexuarat

Autoritetet franceze tashmë i kanë ashpërsuar kushtet për marrjen e shtetësisë së tyre, këtë e dëshmojnë shumë njerëz që po kërkojnë të marrin lejeqëndrim e shtetësi.

Një myslimanes me prejardhje nga Algjeria i është mohuar shtetësia franceze, pasi gjatë ceremonisë për shtetësinë e saj, ajo ka refuzuar të përshëndetet me dorë burrat që ishin aty apo prekjen e dorës së meshkujve që ishin aty.

Me këtë rast, Gjykata më e lartë administrative në Paris, të enjten e ka refuar ankesën e gruas myslimane, si instanca e fundit, shkruan albinfo.

Algjerianja e martuar me një shtetas francez është dashur të pajiset me shtetësi franceze në muajin qershor të vitit 2016, shkruajnë mediat e huaja.

Gjatë ceremonisë për shtetësinë e saj në qarkun Isere, ajo ka refuzuar t`ua japë dorën nëpunësve përkatës si dhe një politikani lokal.

Veprimin e saj e ka argumentuar nga “besimi religjioz Islam”, i cili ia ndalon përshëndetjen me dorë me burra të huaj apo thënë prekjen e dorës së burrave të huaj.

Për këtë arsye, Qeveria franceze kishte refuzuar ta pajisë me shtetësi të saj, pasi qëndrimi i saj ka dëshmuar se nuk mund të integrohet në shoqërinë franceze.

Pas kësaj, ajo ka bërë përpjekje përmes gjykatës, por pa sukses.

Kjo tregon edhe demokracinë e brishtë që kanë shtetet e Evropës, ku botës i shesin moral po kur vie puna tek myslimanët ndryshojnë të gjitha standardet. E drejta për ti fol apo mos ti folur dikujt është e drejtë e secilit njeri. Sikur kjo grua të ishte një çifute apo ndonjë ortodokse e përkushtuar dhe nëse nuk i do i zgjaste dorën do të mirëkuptohej shumë mirë, por kur është fjala për myslimane ndryshon hesapi!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit