4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Fqinjët jomusliman u prekën nga letra e vogëlusheve për Ramazan

Më të lexuarat

Dy vajza të moshës 4 dhe 7 vjeç dëshironin të shpërndanin shpirtin e muajit të Ramazanit me fqinjët e tyre, duke përgatitur dhurata me çokollata dhe hurma për fqinjët e tyre.

Ata e shkruan edhe një mesazh duke e futur brenda në dhuratë duke treguar se çfarë është muaji i Ramazanit:

I dashur fqinjë,

Ramazani është një muaj special brenda vitit për 1.8 miliard Musliman gjithkund botës. Është një kohë për një reflektim të brendshëm, thellim në mendime, disiplinë, dhënien e lëmoshës, duke përmisuar sjelljet tona dhe duke bërë vepra të mira si formë për tu afruar me Zotin më shumë. Të rinjtë dhe adoleshentët që janë të shëndetshëm, nuk do të hanë apo pinë asnjë gjë që nga agimi deri në muzg për 30 ditë si një formë për tu afruar më shumë me Zotin.
Si qëllimi i dytësor, agjërimi është një formë për të përjetuar urinë dhe për zhvilluar simpatinë për ata që kanë më pak se ne dhe mësimi për të qenë falënderues dhe për të vlerësuar të gjitha mirësitë dhe begatit e Zotit.

Ne duam shpërndajmë shpirtin e Ramazanit me ju. Shpresojmë që të ju pëlqejnë këto hurma. Shumica e Muslimanëve e prishin agjërimin e tyre në iftar me hurma sikur që ishte traditë e Pejgamberit Muhamed, paqja qoftë mbi të.

Përshëndetje të ngrohta nga fqinjët tuaj

Një javë më pas, ata morën një mesazh të ëmbël nga një çift prej fqinjëve të tyre:

Më vjen keq që nuk isha në gjendje të shihja se çfarë po më tregoje atë ditë para derës sime. Kur gruaja ime më tregoi mua se çfarë ishte dhurata dhe çfarë thoshte mesazhi juaj, unë mendova me vete se kjo është një nga gjërat më të mira që unë kam dëgjuar ndonjëherë. Ne ishim shumë të prekur nga këto ndjenja që vinin me të.

Faleminderit shumë që bëtë që java jonë të jetë shumë e veçantë

Përshëndetje të përzemërta.


Çfarë akti i dashur dhe çfarë përgjigje e mrekullueshme!/KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit