7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

FOTO/ Mediat serbe vënë alarmin: Përmendorja ‘Fitimtari i Beogradit’ është shqiptar me plis!

Më të lexuarat

Sipas mediave serbe, më në fund u zbulua një “tradhti” e skulptorit të famshëm kroat, Ivan Meshtriviq, i cili në përmendoren e njohur të “Fitimtarit të Beogradit“ (Beogradski Pobednik) e kishte skulpturuar një shqiptar me plis.

Sipas tyre, ky ishte një mashtrim i madh që i është bërë popullit serb.

Kjo përmendore me dekada të tëra e ka fshehur mashtrimin e madh, që trimi me shikimin e tij drejt Cerit, ishte një shqiptar me plis. Mediumi serb “Dveri srpske” shkruan se Ivan Meshtroviqi jo vetëm që kishte punuar kundër serbëve, por edhe në gjithë këtë tollovi ishin të përzier edhe Josip Broz Tito, Alojz Stepinac, komunistët, ustash, Njegoshi etj.

“Arsyeja themelore për ndërtimin e shtatores, e cila para Luftës së Dytë Botërore është quajtur “Fitimtari i Kosovës” nuk ishte, sipas tyre, që ai të bëhet simbol i Beogradit, por të bëhet një përmendore dedikuar çlirimit përfundimtar të Serbisë nga Turqia, dhe si e tillë u zbulua më 7 tetor 1938 në një lartësi të caktuar në tarracën e Kalemegdanit”.

Mediat serbe vazhdojnë që Ivan Meshtroviqi, skulptor i njohur kroat, shok i mirë i ustash Stepinac, pas luftës, si mysafir i Titos në Brione, e merr lejen dhe paratë për ndërtimin e përmendores së trimit të panjohur në Avalë të Beogradit, e cila më shumë duket si varrezë faraonësh se të paraqesë të përvuajturin, trimin serb në histori.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit