12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Fotela nga vezët, rrezikon xhaminë qëndrore!

Më të lexuarat

Kjo fotele,edhe pse është nga vezët e prishura,nga letra e dobët,e pa qëndrueshme,shumë afatshkurte,për disa parti politike,për shumë politikan tonë,për disa kryetar të komunave,për shumë deputet dhe ministra është më e shejtë se populli,feja,atdheu dhe besimtarët. Prej pasluftës kërkesa për ndërtimin e xhamisë Qendrore u shoqërua me polemika,dialoge dhe përplasje të kota dhe të frymës antifetare me një natyrshmëri jo të zakontë te shqiptarët e Kosovës. Kush po i fryen zjarrit dhe kush po luan me tolerancën fetare po dihet shumë mirë se ata janë kategoritë e lartcekura!Këta kategori-politikan për 18 vite radhazi i lanë besimtarët dhe votuesit e tyre të i kryejn lutjet fetare në pluhër,baltë,parqe,borë -20 grad,shij,breshër dhe në nxehtësi +42 grad! A thua a kanë sy me pae,a kanë veshë me dëgjue dhe a kanë ndjenja se si po diskriminohet një komunitet shumicë i besimtarëve? Vallë këtë mos po e bëjnë nga fobia se po marrin ndonjë vërejtje nga ambasadorët e huajë në Prishtinë,apo brendësia e tyre shpirtërore është pa ndjenja njerzore,fetare dhe e prishur skajmërisht? Apo lakmia te fotela nga vezët e prishurë dhe letra e dobët po i pengon.Jemi dëshmitarë të kohës,ku tej mase është polemizue ndërtimi i Xhamisë Qendrore,ndërsa jo më larg se 200m është Kisha katolike-katedralja e cila dita ditës po e ndryshon pamjen me mozaika të ndryshme nga brenda dhe jashtë,e askush nuk po ankohet se po e prishë pamjen e qytetit. Po ashtu jo më largë se 300m, qëndron e ngujitur kisha sërbo-sllave me kryq të arit e të lartë në mes të korpusit universitar, e në të ardhmen do të shërben kazerm sërbe, e askujt më nuk po i pengon? Jemi bërë të verbër pa qenë të tillë,jemi bërë të shurdhër,a veshët në kokë i kemi!

Vlenë të rikujtohet se vendi i Xhamisë Qendrore,është i lirë,modest dhe askujt nuk i pengon,për dallim nga katedralja që u ndërtua në temelet e shkollës më të vjetër funksionale në Kosovë”Xhevdet Doda”,dhe kishës sllave e cila u ndërtua në oborrin e universitetit të Prishtinës. Ky diskriminim që po i bëhet qytetarëve të Kosovës nuk don më tepër koment pērveqse t’i referohemi fjalëve të dijetarit të famshëm Hasan El-Basrij:”O njerzë (politikanë)mos u mashtroni nga luksi i kapitalit dhe jetesës përallore(e njerzëve që grumbulluan pasuri në kurriz të popullit),shihni përfundimin e keqë të tyre(pa respekt,pa nderë dhe në burgje).Nga shenjat e Ditës së Kijametit është se në tokë(Kosovë-Prishtinë)do të vijn udhëheqës të interesit(nga fobia e të huajve do ta shtypin popullin),ministra mashtrues(ta marrin votën,pastaj të braktisin),nënpunës të ligë(puna kryhet vetëm me ryshfet),dhe ekspertë zullumqarë(ingjinierë të urbanizmit,me karakter të prishur)..!
Prof. Musa Vila

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit