8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Foshnja Kerim nga Guta Lindore mund të humbasë edhe syrin tjetër

Më të lexuarat

MUHAMMED MİSTO, BURAK KARACAOĞLU

GUTA LINDORE/IDLIB (AA) – Foshnja jetime Kerim nga rajoni i rrethuar i Gutës Lindore në Siri, i cili gjatë një sulmi të regjimit të Bashar al Asadit humbi syrin e majtë dhe nënën e tij, mund të humbasë edhe syrin tjetër.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), babai i Kerimit, Ebu Muhamed, tha se foshnja Kerim nuk po arrin të trajtohet mjaftueshëm për shkak të rrethimit të rajonit nga ana e regjimit, duke shtuar se ai përballet me rrezikun të humbasë edhe syrin e djathtë për shkak të goditjes në kokë gjatë sulmit dhe qelbit të tubuar në syrin e majtë.

“Sipas mjekëve, i biri im mund të humb edhe syrin e djathtë nëse aty rrjedh qelbi i cili është tubuar në syrin e majtë që ka humbur. Edhe goditja që ka pësuar mund të shkaktojë humbjen e syrit tjetër”, tha babai Muhamed, i cili shtoi se e kanë të pamundur të gjejnë barna.

“Dua që i biri im të shërohet jashtë Gutës Lindore”, theksoi Muhamed.

Sipas tij, foshnja Kerim duhet të evakuohet nga rajoni në mënyrë që të trajtohet dhe të shërohet në një spital me pajisje të plota.

“Rrëfimi për Kerimin u shpërnda në çdo vend. Mori mbështetje të madhe nga bota. Falënderoj çdokënd që tregoi simpati për Kerimin. Mirëpo kjo nuk mjafton. Jo vetëm Kerimi, por qindrja fëmijë si ai në Gutën Lindore kanë nevojë për evakuim”, theksoi Muhamed.

Ai tha se mjekët kanë bërë çdo gjë, por se trajtimi i tij duhet kryer jashtë bllokadës, në mënyrë që Kerimi të mos humb edhe syrin tjetër.

“Erdhën organizata humanitare. Thanë se do të na ndihmojnë, por nuk bëhet fjalë për ndihmë, sepse çfarë mund të bëjë me paratë kur nuk ka barna”, tha ai.

Ndryshe, foshnja Kerim është bërë simbol i rrethimit në Gutën Lindore në afërsi të Damaskut, i cili vazhdon që nga viti 2012.

Kerim humbi syrin e majtë dhe nënën një muaj e gjysmë më parë nga një sulm me artileri nga forcat e regjimit.

Bllokada e regjimit të Asadit në këtë rajon ka shkaktuar që afërsisht 400 mijë banorë të vuajnë nga kequshqyerja dhe duke pamundësuar shërbimet në qendrat shëndetësore lokale.

Rrëfimi për foshnjën Kerim për herë të parë u shpërnda nga AA, me çka mbi pesë milionë njerëz në rrjetet sociale mbështetën në masë të madhe fushatën solidarizuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit