15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Forma sferike e tokës: Ja çfarë thotë Kur’ani

Më të lexuarat

Në kohët e hershme, njerëzit besonin se toka është e rrafshët. Për shekuj me radhë, njerëzit kishin frikë që të mendonin larg. Francis Drake ishte njeriu i parë i cili vërtetoi se toka ka formë sferike kur ai lundroi rreth saj në vitin 1597. Ajeti i mëposhtëm i Kur’anit në lidhje me ndryshimin e ditës dhe të natës thotë: ”A nuk shihni se Allahu e kthen natën në ditë dhe ditën në natë?!” (Kur’ani, 31:29)

Bashkimi këtu do të thotë se nata ngadalë dhe në mënyrë graduale kthehet në ditë dhe anasjelltas. Ky fenomen mund të realizohet vetëm nëse toka është sferike. Nëse toka do të ishte e rrafshët, do të kishte një ndryshim të papritur nga nata në ditë dhe nga dita në natë.

Ajeti pasues gjithashtu përmend formën sferike të tokës: “Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën për të shpallur të Vërtetën. Ai e bën natën që ta mbulojë ditën dhe ditën që ta mbulojë natën.” (Kur’ani, 39: 5)

Fjala arabe e përdorur këtu është Kavvara që do të thotë “për të mbuluar” ose “për të mbështjellur” – siç mbështillet çallma rreth kokës. Të mbuluarit ose të mbështjellurit e ditës dhe të natës mund të realizohet vetëm nëse toka është sferike.

Toka nuk është krejtësisht e rrumbullakët si një top, por është sferike, d.m.th. që është e rrafshët në pole. Ajeti vijues përmban një përshkrim të formës së tokës: “Pastaj Ai i dha Tokës formë vezore.” (Kur’ani, 79:30)

Fjala arabe për vezore këtu është dahaha, që do të thotë vezë struci. Forma e një veze struci i ngjan formës sferike të botës. Në këtë mënyrë Kur’ani e përshkruan me saktësi formën e tokës, ndonëse pikëpamja e përhapur në kohën kur zbriti Kur’ani ishte se toka është e rrafshët.

(Shkëputur nga libri i cili është në dorëshkrim: “KUR’ANI DHE SHKENCA MODERNE (E pajtueshme apo e papajtueshme)”, autor: Dr. Zakri Naik, përkthyer nga anglishtja: Ermal Bega).

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit