10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Forcat turke shkatërrojnë katër shtabe të DAESH-it në Siri

Më të lexuarat

Në kuadër të operacionit, Forcat e armatosura turke në rajonet Aktarin dhe Kabtan shkatërruan katër shtabe të DAESH-it së bashku me terroristët brenda tyre.

Forcat e armatosura turke (TSK) në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, me avionët luftarakë, në rajonet Aktarin dhe Kabtan të Sirisë shkatërruan katër ndërtesa të DAESH-it që janë përdorur si shtabe dhe vende për pushim si dhe terroristët brenda tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, bazuar në inteligjencë, me avionët luftarakë të Forcave ajrore turke është ndërmarrë një operacion ndaj rajoneve Aktarin dhe Kabtan të Sirisë.

Katër ndërtesa të DAESH-it në rajon që janë përdorur si shtabe dhe vende për pushim janë shkatëruar së bashku me terroristët brenda tyre.

Avionët luftarakë pas kryerjes së detyrave të tyre me sukses janë kthyer në bazë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit