15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Forcat izraelite arrestojnë 5 fëmijë palestinezë

Më të lexuarat

Forcat izraelite shpesh herë arrestojnë fëmijët nga Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor me pretendime të ndryshme

 Forcat izraelite kanë arrestuar 5 fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, 5 fëmijë palestinezë në rajonin Beyt Fect të qytetit Beitullahim të Bregut Perëndimor janë arrestuar nga forcat izraelite.

Theksohet se fëmijët e arrestuar në bastisjet e kryera mbrëmë në mesnatë janë 13, 14 dhe 16 vjeçarë.

Forcat izraelite shpesh herë arrestojnë fëmijët nga Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor me pretendime të ndryshme duke përfshirë edhe se kanë gjuajtur gurë.

Sipas raportit të Shoqatës Palestineze të të Burgosurve, forcat izraelite këtë vit në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor kanë arrestuar 908 fëmijë palestinezë, prej të cilëve 270 mbahen në burgjet izraelite.

Izraeli në vitin 2015 kishte miratuar një ligj me të cilin mundësohet arrestimi, nxjerrja në gjyq dhe ndalimin në kuadër të paraburgimit administrativ të fëmijëve në moshën nën 12 vjeçarare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit