8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Forcat e regjimit në Siri po shkelin armëpushimin në 33 pika

Më të lexuarat

Forcat e regjimit në Siri janë duke shkelur armëpushimin në 33 pika të ndryshme me sulmet e tyre, armëpushim i cili u arrit me opozitarët të armatosur me garanci të Rusisë dhe Turqisë

Forcat e regjimit në Siri, janë duke shkelur armëpushimin në 33 pika të ndryshme me sulmet e tyre, armëpushim i cili u arrit me opozitarët e armatosur me garanci të Rusisë dhe Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra dhe të përpiluara nga ana e gazetarëve të AA-së nga burimet në linjat e frontit, ushtria e Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetëse të regjimit nuk po e zbatojnë armëpushimin, i cili hyri në fuqi mesnatën e djeshme.

Forcat e regjimit janë duke bërë sulme në 33 pika të ndryshme, në disa prej tyre të pandërprera ndërsa në disa tjera me intervale të ndryshme.

Opozitarët, kanë filluar të përgjigjen në disa vende për shkak të mosndalimit të sulmeve që dje.

Rajonet të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve dhe bëhen shkelje të armëpushimit nga ana e forcave e regjimit janë kështu:

– Komuna Halfaja, rajonet Akrab, Latamna, Zijaret dhe fshatrat Atshan dhe Sukejk në qyetetin Hama.

– Komunat Kafr Hamra dhe Hadr, fshatrat Musejbin, Buvejda dhe Burda në qytetin Halep.

– Komuna Xhisr esh-Shuur dhe fshati Kafr Uvejd (pjesa rurale Xhebel ez-Zevije) në qytetin Idlib.

– Komunat Rastan dhe Tel Bise, rajoni Um Sharshur, lagjja Vaer në qytetin Homs.

– Komunat Tafas dhe Deraa Balat, rajonet Karije dhe Jadudije, dhe ish rajoni doganor në qytetin Dera.

– Lagjet Xhisrin, Hush el-Vedarije dhe Duma në rajonin Guta Lindore, Arbin, Xhobar dhe Zamalka në kryeqytetin Damask

– Fshatrat Deir Kanun, Husejnije, Besime dhe Ajn el-Fixhe në luginën Barada në pjesën rurale të Damaskut

– Rajoni Xhebbase el-Hasheb në qytetin Kunejtra

Turqia kërkoi që të ndërhyjë Rusia

Dje pasi që forcat e regjimit filluan shkeljet e tyre të armëpushimit, zyrtarët turq të Ministrisë së Jashtme dhe sigurisë kontaktuan bashkëbiseduesit e tyre rusë.

Zyrtarët turq duke e njoftuar palën ruse në lidhje me shkeljet, kërkuan që të ndërhyjnë që forcat e regjimit për të cilët janë garantues të ndalojnë sulmet e tyre.

Marrëveshja për armëpushim mes palëve të cilat luftojnë në Siri, kishte hyrë në fuqi mbrëmë në ora 00.00 me kohën lokale.

Në rast se armëpushimi në garanci të Rusisë dhe Turqisë arrin sukses, regjimi dhe opozitarët, nën udhëheqjen e Turqisë dhe Rusisë do të fillojnë negociatat politike në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.thumbs_b_c_ddb7e0523ce17780bf641a984c392bbb

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit