9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Forcat e Asadit ekzekutojnë aktivistin e njohur sirian Bassel Khartabil

Më të lexuarat

Bashkëshortja e Khartabil, Nura Gazi Safadi konfirmoi në rrjetet sociale se bashkëshortin e saj e kanë vrarë forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Asad

BEJRUT (AA) –Është ekzekutuar aktivisti dhe programuesi i njohur Bassel Khartabil i cili para pesë viteve është arrestuar në Damask të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bashkëshortja e Khartabil, Nura Gazi Safadi konfirmoi në rrjetet sociale se bashkëshortin e saj e kanë vrarë forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Ajo theksoi se e kanë torturuar në burg ku edhe është ekzekutuar në tetor të vitit 2015. Khartabil, me origjinë palestineze, ka qenë aktivist i madh në luftën kundër regjimit sirian. Ai posedonte ndërmarrje softuerike.

Në vitin 2012 Khartabil u përfshi në listën e “100 mendimtarëve më të rëndësishëm botëror” në revistën “Foreign Policy”. Është fitues edhe i çmimit për liri të shprehjes.

Ai u arrestua më 15 mars të vitit 2012. Për herë të fundit ka pasur kontakt me familjen e tij në vitin 2015 kur u ka thënë se ka marrë “urdhër që të mbledh gjërat e tij”. Prej atëherë nuk ka asnjë gjurmë.

Përfaqësuesit e shumë organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ftuan dhe kërkuan lirimin e Khartabil.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit