12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Fondi pensional vazhdon të mbetet në Serbi

Më të lexuarat

Pensionistët kosovarë vazhdojnë të kërkojnë nga autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare kthimin e Fondit Pensional të Kosovë, i cili për më shumë se 13 vjet në mënyrë joligjore mbahet në Serbi.

Hamdi Tasholli, përfaqësues i organizatave të pensionistëve, konsideron se pala kosovare po e neglizhon këtë problem duke vendosur prioritete tjera në agjendën e tyre.

Ai, madje, thotë se është kërkuar që kjo çështje të diskutohet edhe në bisedimet teknike, që janë zhvilluar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Nevojitet edhe një presion i ndërkombëtarëve, por neglizhenca më e madhe rrjedh nga pushteti ynë, për fat keq. Dhe, nuk di se çfarë iu kemi bërë, pse nuk i bashkojnë forcat, pasi është çështje që realizohet. I kemi dhënë 30 mundësi se si mund të zgjidhet brenda për brenda, ndërsa kërkesa tona shkojnë në vesh të shurdhër”, thotë Tasholli.

Neglizhenca e autoriteteve kompetente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, sipas Tashollit, ka bërë që pensionistët të humbin shpresën për kthimin e fondit.

“Gjithmonë ka prioritete tjera dhe pensionistët lihen anash për t’u shqyrtuar. Një ditë do të shqyrtohet, varësisht prej momenteve politike dhe ekonomike, dhe se fundi kur të vdesim ne, të gjithë do t’i trashëgojnë të tjerët pas neve pensionet. Do të thotë nuk kemi asnjë shpresë”, shprehet Tasholli.

Në anën tjetër, përfaqësues të Qeverisë theksojnë përpjekjet për gjetjen e ndonjë mundësie për kthimin e fondit që vazhdon të mbahet në Serbi.

Behxhet Gaxhiqi, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se janë të gatshëm të japin informacione për këtë çështje nëse një gjë e tillë kërkohet nga ta. Por, zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë informacione se sa vlerësohet të jetë shuma e këtij fondi.

“Në momentin që do të kërkohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që një nga çështjet që do të diskutohet është edhe çështja e pensioneve, ne gjithsesi, në bazë të të dhënave që posedon Departamenti i Pensioneve, do të ofrojnë të gjitha të dhënat, që i posedojmë, si dhe ato të dhëna që janë të evidentuara në sistemin e data-bazës”, sqaron Gaxhiqi.

Me rrënimin e autonomisë së Kosovës nga ish-Jugosllavia, kontributet e pensionistëve kosovarë, në mënyrë antiligjore, ishin bartur në shtetin serb.

Vlerësimet e bëra nga Sindikata e Pavarur e Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, flasin për rreth 2 miliardë euro borxh të Serbisë ndaj pensionistëve kosovarë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit