11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fondacioni Maarif kontribut për arsimin në shumë shtete

Më të lexuarat

Kryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit Maarif (TMV), Cem Zorlu, deklaron se menjëherë pas themelimit të fondacionit 4 muaj më parë, është ngritur bordi drejtues dhe ka nisur nga puna ky institucion

Edhe pse ka vetëm 4 muaj që është formuar, Fondacioni Arsimor i Turqisë Maarif aktualisht vetëm në Jarabulus të Sirisë, është duke kontribuuar për arsimimin e 2.500 fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit të Turqisë Maarif (TMV), Cem Zorlu, në një intervistë për AA thotë se menjëherë pas themelimit të fondacionit 4 muaj më parë, është ngritur bordi drejtues dhe ka nisur nga puna ky institucion.

Duke vënë në dukje se gjatë kësaj kohë janë dërguar në shumë vende delegacione të ndryshme për takime dhe diskutime mbi nisjen e aktivitetit të këtij fondacioni, Zorlu shprehet se në shumë vende të Afrikës, Azisë, Evropës dhe Ballkanit janë bërë diskutime për kalimin e shkollave të organizatës terroriste FETO tek ky fondacion.

Marrëveshje me 7 vende afrikane

Zorlu thotë se me ndihmë edhe të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ata kanë fituar shumë kohë gjatë kësaj periudhe.

“Shkollat në Guine i morëm në dorëzim dhe vazhduam arsimin atje. Me shtetet si Çadi, Somalia, Sudani, Senegali, Gaboni, Mauritania dhe Nigeri, kemi firmosur marrëveshje me qeveritë e këtyre vendeve për kalimin e shkollave. Me vendet, si Pakistani, Afganistani, Bosnjë dhe Hercegovina, Shqipëria, Tajlanda, Kamboxhia, Qipro Turke, Iraku, Moldavia, Uganda, Australia, Indonezia dhe Azerbajxhani, jemi në bisedime. Shpresoj që këto bisedime të përfundojnë me sukses. Krahas kësaj në Australi do të hapim dy shkolla për shtetasit me origjinë turke që jetojnë atje”, është shprehur Zorlu.

2.500 fëmijëve arsimim në Jerabulus

Ndërsa duke folur për situatën në veri të Sirisë, në Jarabulus, Zorlu thotë se pas pastrimit të këtij qyteti nga grupet terroriste përmes ofensivës “Mburoja e Eufratit” ata janë duke punuar për t’iu ardhur në ndihmë popullatës së këtij vendi në lidhje me arsimin.

“Do të ndihmojmë atë zonë pa asnjë mëdyshje dhe dallim, pasi fëmijët atje kanë 6 vite që nuk shohin arsim. Fillimisht njohëm situatën atje dhe bëmë një plan veprimi. Në kuadër të një bashkëpunimi shumë të ngushtë me Parlamentin Rajonal të Jarabulusit ne hapëm dy shkolla ku aktualisht mësojnë 2.500 fëmijë. Kemi mbaruar projektet për 6 shkolla të tjera në këtë zonë. Në ditët e para të këtij viti do të nisë edhe restaurimi i tyre. Ndërsa në shkollat ku ka përfunduar restaurimi dhe rregullimet do të nisim mësimet. Jemi drejt përfundimit me studimet e nevojshme në Çobanbey dhe Azez të Sirisë. Në këto shkolla që kemi hapur dhe që do të hapen gjuha do të jetë arabisht, ndërsa do të kemi si gjuhë të dytë edhe gjuhën turke”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit