7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

FOL: Për 3 muaj, 13 shkelje

Më të lexuarat

Lëvizja “FOL” në hulumtimin e fundit që ka realizuar, ka evidentuar 13 shkelje ligjore, gjatë procedurave të prokurimit në institucionet e Kosovës.

Këto shkelje, sipas përfaqësuesve të kësaj organizate janë bërë në një periudhe tre mujore.
Fidan Kalaja nga kjo organizatë, ka thënë se të dhënat në këtë raport tregojnë se në fushën e prokurimit ka parregullsi të mëdha.
“Në mesin e institucioneve ku ka pasur shkelje ligjore të prokurimit ka prirë Korporata Energjetike e Kosovës, ku në tre muajt e e fundit të këtij viti ka pasur 4 shkelje ligjore në procesin e tenderimit, pasuar nga Postë Telekomi i Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës”, thekson Kalaja.
Ndryshe, prokurimi, në raportet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare, është cilësuar si një nga burimet kryesore të aferave korruptive.
Kosova gjendet në vendin e 112-të në raportin e Transparency International, organizatë kjo e cila bën matjet e nivelit të korrupsionit në një vend të caktuar./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit