4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Floktarja e bijës së faraonit

Më të lexuarat

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka përcjellë se i Dërguari i Allahut, paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Natën që u ngrita në qiell nuhata një aromë
të këndshme! Thashë: “Ç’është kjo aromë e këndshme, o Xhibril?!” Ai ma ktheu:
“Është aroma e floktares së bijës së Faraonit dhe e bijve të saj.” Thashë: “Ç’është puna
e saj?!” Më tha: “Përderisa po ia krihte flokët të bijës së Faraonit, i ra krehri nga dora dhe
tha: “Bismilah (Me emrin e Allahut).”
-(Me) Të babait tim?! – e pyeti e bija e Faraonit.
-Jo, me të Zotit tim, tëndin dhe të babait tënd; me të Allahut, – iu përgjigj ajo.
-Paske Zot tjetër përveç babait tim?! – i tha ajo.
-Po, – ia ktheu asaj.
-A t’i tregoj atij (babait) për këtë? – e pyeti.
-Tregoji! – ia ktheu.
Kur ajo e lajmëroi Faraonin, ky (i fundit) e thirri menjëherë atë dhe e pyeti: “Filane, mos
vallë ke ndonjë Zot tjetër përveç meje?!”
-Po! Zoti im dhe yti është Allahu, – iu përgjigj ajo.
Në këtë rast ai urdhëroi që të sillej një enë e gjerë prej bakri dhe të vlohej. Pastaj u morën
bijtë e saj dhe i hodhën në të, një nga një.
-Kam një kërkesë nga ti! – i tha ajo.Ç’kërkesë? – ia ktheu Faraoni.
-Dëshiroj t’i bashkoni eshtrat e mia me ato të tim biri në një rrobë të vetme dhe të na
varrosni së bashku, – iu përgjigj ajo.
-Do të bëjmë ashtu, – i tha Faraoni.
Ata vazhduan t’i hidhnin bijtë e saj në enën e gjerë, derisa në fund i erdhi radha fëmijës
së saj të vogël, i cili ende ishte foshnjë gjiri. Ajo pothuajse filloi të lëkundej për shkak të
(dhembshurisë ndaj) tij. Por, fëmija i tha: “Oj nëna ime! Hidhu, se dënimi i dynjasë është më
i lehtë sesa ai i ahiretit.”

[Hadithin e shënojnë Ahmedi, 3/309; Taberaniu në El-Kebir, 12279, 12280; dhe
Ibn Hibani, 2892, 2893.]
Dobitë e hadithit
1. Durimi dhe qëndrueshmëria në kohë sprovash.
2. Shpërblimi është paralel me llojin e veprave.
3. Shpërblimi i madh i takon atij që është i qëndrueshëm në fe dhe nuk i trembet qortimit të asnjë qortuesi.
“Vërtet, ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë.”
4. Lejohet që muslimani të kërkojë ndonjë çështje në të cilën ka dobi, madje edhe nga tagutët, siç kërkoi kjo
grua, që ta varrosë hirin e saj me të bijve.
5. Allahu u gjen rrugëdalje miqve të Vet gjatë mundimeve dhe vështirësive.
6. Vërtetimi i kerameteve të miqve të devotshëm të Allahut.
7. Disa keramete janë të jashtëzakonshme.
Shkëputur nga libri
“60 kissaten rauaha En-Nebijju ue as’habuhu”,
Muhamed ibn Hamid

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit