20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Flet bashkëbanuesi i femrës që është gjetur e vdekur në Prishtinë (Video)

Më të lexuarat

Një femër e moshës 43 vjeçare është gjetur sot e vdekur në hapësirat e një objekti të pabanuar në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë. Ajo bashkë me dy meshkuj kishin improvizuar hapësirën, të cilën e shfrytëzonin për banim.
Njëri nga bashkëbanuesit e viktimës, cigare-shitës, ka folur ekskluzivisht për lajmi.net, ku ka treguar se viktima ishte konsumuese e rregullt e drogës.

Kastriot Humolli ka thënë për lajmi.net se 45 vjeçarja nga Vushtrria, Arjeta Gjakolli kishte ndërruar jetë për shkak të mbidozës nga droga.

Humolli tha se në dhomën e improvizuar të këtij objekti të pashfrytëzuar banonin ai, një person tjetër dhe viktima.

Femra nga Vushtrria, sipas tij, jetonte e vetme në Kosovë, ngase familjen e kishte jashtë shtetit.

Pamjet e filmuara nga kamera e lajmi.net, shfaqin një ambient banimi, të mbuluar nga bërllogu dhe i izoluar vetëm me disa çarçafë.

Policia e ka vlerësuar rastin si vdekje e dyshimitë. Zëdhënësja e policisë Rajonale në Prishtinë, Florije Ahmeti, ka thënë për lajmi.net, se trupi i viktimës është dërguar në obduksion, për të gjetur shkaktarin e vdekjes. /lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit