7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Flasin familjarët: Santiago la pas dy fëmijë, ishte besimtar mysliman

Më të lexuarat

Santjago Malko, 26- vjeçari që u ekzekutua me breshëri automatiku mbrëmjen e së martës në kryeqytet, ka lënë pas bashkëshorten, në një moshë me të dhe dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre vetëm 14 muajsh.

I riu nga Lushnja ishte i martuar me ish-efektiven e Njësisë “Shqiponja”, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, dhe së bashku kishin dy fëmijë, një vajzë 3 vjeçe dhe djalin 14 muajsh. Çifti ishte njohur dhe dashuruar në Akademinë e Sigurisë, ku kishin kryer në të njëjtën kohë kursin për Patrullë të Përgjithshme.

Pas përfundimit të kursit teorik, praktikën e kishin kryer të dy në Policinë e Tiranës. Santjago si punonjës i Patrullës së Përgjithshme, ndërsa Dea si punonjëse e Njësisë së Posaçme “Shqiponja”.

Ndonëse e kishte me pasion Policinë, Santjago Malko nuk qëndroi më shumë se tre muaj në shërbim, pasi dha dorëheqjen. Pasi përfundoi kursin, ai u emërua në Patrullën e Përgjithshme të Policisë së Tiranës, por detyra e tij zgjati shumë pak. Kjo, edhe për arsye të problemeve që kishte pasur. Megjithatë, bashkëshortja e tij, Dea Riçku, edhe ajo kursante në Akademinë e Policisë në të njëjtën kohë me të, qëndroi edhe për pak kohë në Njësinë “Shqiponja”, duke dhënë dorëheqjen, pas incidentit ku u përfshi Malko në vitin 2016. Aktualisht, të dy ishin të angazhuar në një biznes privat, prindër të dy fëmijëve të mitur, një vajze dhe një djali

Në këtë biznes ishin të vetëpunësuar ish-policja Dea Riçku dhe kunata e saj, motra e Santjagos.

Flasin të afërmit

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, familjarët e Deas, e cila tani do duhet të rrisë e vetme dy fëmijët e saj të mitur, tregojnë se Santjago i kishte lënë pas historitë e vjetra dhe i ishte futur rrugës së fesë, duke u bërë një besimtar mysliman i devotshëm.

Por njëkohësisht ishte edhe shumë i përkushtuar ndaj familjes së tij, kryesisht ndaj dy fëmijëve të mitur. Të afërmit e tij e quajnë një dramë për një vajzë të re në moshë, e cila mbeti pa krahun e saj të djathtë, bashkëshortin, dhe e vetme të përballojë sakrificat e rritjes së dy fëmijëve të mitur, ku djali është aq i vogël sa nuk arriti as ta njihte mirë të atin, ndërsa vajza do ta mbajë mend gjithnjë fytyrën e tij siç e ka njohur deri dje.

“Pasi u njohën në Akademinë e Sigurisë, pas problemeve që kishte Santjago, vendosën të fejoheshin dhe të krijojnë një jetë familjarë. Ngritën një biznes familjar me veshmbathje, ku punonte Dea dhe motra e Santjagos. Edhe Dea vendosi të japë dorëheqjen nga Polica e Shtetit që të impenjohej në biznesin familjar dhe në bashkëjetesën me Santjagon, ku sot kanë një vajzë 3 vjeçe dhe një djalë 14 muajsh, i cili do të rritet pa babanë e tij. Historitë e shkuara, Santjago i la pas duke u bërë një besimtar mysliman i devotshëm dhe familjar i devotshëm për dy fëmijët e tij. Për çdo person që ka fëmijë, i bëjmë thirrje të mos merren me një nënë, e cila do rrisë dy jetimë”, shprehen familjarët e Deas dhe Santjagos.

/a.r

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit