15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Flamuri i Bursasporit do të valëvitet në Preshevë

Më të lexuarat

Pas Kosovës edhe në Preshevë kanë filluar punimet për formimin e Shoqatës së Tifozëve të Bursaspor-it.

Kryetari i Shoqatës për Bashkëpunim dhe Kontakt të Vazhdueshëm në Ballkan, Ali Sait Adiloglu, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA), tha se që nga viti 2012 me mbështetjen e komunës dhe organizatave joqeveritare kanë bërë projekte të shumta në vendet e ndryshme të Ballkanit.

Adiloğlu thekson se pasi që Bursaspor-i ka fituar kampionatin në vitin 2010 ashtu siç në Turqi, veçanërisht në Ballkan dhe në shumë vende të tjera të Evropës ka tërhequr vëmendje dhe se në çdo vend që kanë shkuar janë pyetur në lidhje me Bursaspor-in. Ai ka shtuar se në çdo vend që kanë shkuar kanë marrë me vete fanella të Bursaspor-it me të cilën është formuar një simpati drejt Bursaspor-it në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Serbi.
Ai duke tërhequr vëmendjen se emigrantët e Ballkanit të cilët jetojnë në qytetin e Bursës ende kanë farefis në këto vende, tha se “Pasi që dëgjuan për sukseset e Bursaspor-it nga ne dhe nga familjet e tyre u formua një simpati. Vitin e kaluar nga Kosova erdhi një kërkesë se ‘dëshirojnë të hapin Shoqatën e Tifozëve të Bursaspor-it’. Atje është formuar një grup i madh i tifozëve. Me mbështetjen e kryetarit të Këshillit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Bursës Remzi Topuk kanë hapur një shoqatë”.

Adiloğlu duke theksuar se edhe tifozët e Bursaspor-it kanë filluar punimet për prezantimin e klubit gjelbër e bardhë në të gjitha vendet e Ballkanit, u shpreh: “Qëllimi ynë është që flamuri i Bursaspor-it të valëvitet gjithkund. Sporti është një kriter i rëndësishëm për reklamimin dhe promovimin e qyteteve. Prandaj kemi për qëllim që ta promovojmë Bursaspor-in në të gjithë botën. Zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, së bashku me tifozin e Bursaspor-it Shevki Jonuzi, na thanë se ‘Dëshirojmë që flamurin e Bursaspor-it ta valëvitim në Serbi’. Ne shprehëm kënaqësinë tonë nga kjo kërkesë. Kishim një qëllim të këtillë. Shpresojmë që në ditët në vijim do ti përfundojmë procedurat zyrtare dhe do të formohet Shoqata e Tifozëve të Bursasporit në Preshevë. Pastaj në radhë janë Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia. Me kalimin e kohës do të formojmë edhe këto shoqata dhe do të formojmë një federatë”.

Ai duke kujtuar se në vendet e Ballkani ka një interes të madh për futbollin dhe se dalin futbollistë të talentuar nga ky rajon, tha se “Ndoshta nga këto vende mund të fitojmë futbollistë për Bursaspor-in. Kjo është një ndër qëllimet tona”.

“Në Preshevë do të valëvitet flamuri i Bursaspor-it”

Tifozi i Bursaspor-it nga Presheava, Shevki Jonuzi, theksoi se shoqatën do ta hapin në një lokacion të cilën do ta japë Komuna e Preshevës. Ai duke iu drejtuar të gjithë tifozëve të Bursaspor-it nga Bursa për hapjen e zyrës, tha se “Në Preshevë do të valëvitet flamuri i Bursaspor-it. Në rajonin e Serbisë për herë të parë do të hapet Shoqata e Tifozëve të Bursaspor-it. Shumë do të punojmë që të dëgjohet emri Bursaspor-it në rajon”.

Ndërsa Zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmet,i shprehu kënaqësinë nga ajo që do të njoftojnë emrin e Bursaspor-it në Serbi. Ai duke treguar se në Preshevë gjenden futbollistë shumë të talentuar, tha se “Shpresojnë se edhe ato në të ardhmen do të mund të luajnë në Bursaspor”.

“Në Ballkan duhet të ketë më shumë tifozë të Bursaspor-it”

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Tifozëve të Bursaspor-it në Gjilan të Kosovës, Mensur Morina, tha se do të jetë shumë i kënaqur nga formimi i një shoqate të tifozëve në Preshevë.

Ai duke treguar se në Kosovë çdo dit rritet dashuria për Bursaspor-in dhe se janë duke pranuar anëtarë të rinj në shoqatë, u shpreh: “Kaloi një vit pasi që e hapëm shoqatën. Gati se çdo lojë të Bursaspor-it e shikojmë së bashku me shokët në shoqatë. Shpërndajmë fanella të rinjve. Në të ardhme dëshirojmë të hapim një Shkollë Futbolli të Bursaspor-it në Gjilan. Kemi dëshirë që të gjithë të rinjtë ti ftojmë në këtë shkollë. Shpresojmë që pas Preshevës edhe në vende tjera të Ballkanit të hapen shoqata. Sepse Bursa është qytet i Ballkanit. Në Ballkan duhet të ketë më shumë tifozë të Bursaspor-it”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit