3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Flakë e tym, shpërthime nga firma e riciklimit në Kashar, zjarrfikëset në betejë të vështirë

Më të lexuarat

Flakë të mëdha që ngrihen drejt qielli, tym e blozë, erë e rëndë, ulërima zjarrfikësesh dhe sinjale policie, ankth qytetarësh: Kjo është situata në Kashar që prej orës 10:00 kur një zjarr i madh përfshiu magazinën e një fabrike riciklimi mbeturinash.

Tymi e bloza që kanë mbuluar zonën e Kasharit kanë shënuar një katastrofë të re ekologjike. Zjarri ka shpërthyer në një magazinë riciklimi dhe po djeg mbetjet e grumbulluara në të për riciklim.

Disa zjarrfikëse nga Tirana e Durrësi kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe Policia ka rrethuar zonën.

Një biznes pranë magazinës në flakë rrezikon të digjet./syri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit