6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Flaka Surroi sulmon hoxhën Halil Kastratin, populli ia kthen: Çfarë të mire bëre ti?

Më të lexuarat

Hoxhë Halil Kastrati ishte mbrëmë i ftuar tek emision “Oxygen” dhe këtij emisioni ju bë një jehonë e madhe. Pas aktit të bamirësisë, ku një familje u bë me strehë brenda emisionit kjo si duket i ka penguar dikujt, e bëhet fjalë për Flaka Surroin. Ishte i menjëhershëm reagimi i saj ku shkroi një status: “Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp.
Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë.
Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë.”

Por njerëzit e vullnetit të mirë kanë reagur, duke e pyetur se çfarë lloj bamirësie ka bërë ajo. Rashit Zylfiu ka shkruar: “Të tregosh se si duhet të bëhet një punë ose duhesh të jesh nga ata që e bënë atë, ose të jesh pjesëmarrës në të.

Ajo e dinë fort mirë se çfarë rëndësie ka kamera, për atë edhe sulmon aty ku është pika më e fortë e hoxhë Halilit, që e bëri një “revolucion humanitar”, me një kamer, që Surroi dot se bëri me një tv compani gjigante KTV.
Suksese Hoxhë…!

Ndërsa Drita Uka ka shkruar në Facebook: “Paramendo ti; po mos te kishte tregu Halil Kastrati per punen qe e bon dhe krejt listat e donatorve qe i poston, kishin thane leje se krejt per vete i merr, tash qe eshte kaq i drejtperdrejt dhe transparent thojne veq per reklama e ka se bamirsia behet qetazi! Ksaj pune i thojne; hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava, po elhamdulilah qe ka kush na gjykon!”

Mulaim Shehu ka shkruar:”KU NA ZË AKSHAMI NUK NA ÇEL SABAHU”
(Halil Kastrati)

Halili nuk i përvetësoi rrugët, sheshet dhe as Hollin e Kuvendit të Kosovës, por ai i përvetësoi zemrat e mbarë shqiptarëve, pa dallim gjinie, partie a religjioni!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit