11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fjalimi i presidentit egjiptian në Teheran, shkakton debate

Më të lexuarat

Shumë zyrtarë iranianë e kanë kritikuar fjalimin e presidentit egjiptian Muhamed Mursi, në samitin e vendeve të paangazhuara që u mbajt në Teheran. Husejn Shejhul islam, këshilltar i kryeparlamentarit iranian, është shprehur se presidentit egjiptian i mungon pjekuria politike e nevojshme për të udhëhequr samitin e vendeve të paangazhuara. Mursi bëri një gabim të rëndë ku duke shfrytëzuar postin e tij, si kryetar i samitit, shprehu idetë e Egjiptit, ndërkohë që la pas dore parimet e vendeve të paangazhuara – tha ai.

Presidenti egjiptian Muhamed Mursi, gjatë fjalës së tij në këtë samit, tha se ky samit vjen pas revolucioneve që ndodhën në Tunizi, Egjipt, Libi dhe Jemen. Aktualisht – tha ai – kjo valë revolucionesh është ndalur në Siri, ku populli lufton kundër një regjimi i cili ka humbur legjitimitetin e tij. prandaj është një detyrë morale aq sa dhe politike, që të deklarojmë mbështetjen tonë të plotë për ata që kërkojnë liri në Siri.
Kjo fjalë e presidentit egjiptian, është mirëpritur dhe ka bërë jehonë në vendet e Gadishullit Arabik. Në veçanti, lutjet e tij që Zoti të jetë i kënaqur me katër kalifët e drejtë, Ebu Bekrin, Umerin, Aliun dhe Othmanin, kanë lënë një impakt tepër pozitiv tek dijetarët e këtyre vendeve. Shejh Selman Aude, në llogarinë e tij në twitter është shprehur:”Le të shkojnë të gjithë udhëheqësit e vendeve arabe në Iran nëse e thonë të vërtetën siç bëri Mursi!” Predikuesi Abdul Aziz Mutajri është shprehur:”Unë dua ti kërkoj falje presidentit egjiptian për kritikat e mia për pjesëmarrjen e tij në këtë samit. Sinqerisht nuk e kam pritur asnjëherë një qëndrim kaq të qartë karshi Sirisë.” Kurse dr Halid Muslih shtroi pyetjen:”A thua do e kujtojë historia si presidentin e parë që është lutur në Iran, që Zoti të jetë i kënaqur me kalifët e drejtë duke i përmendur me emra?!”
Përveç kritikave që zyrtarët iranianë ia adresuan presidentit egjiptian lidhur me qëndrimin e tij ndaj Sirisë, fjalimi i presidentit egjiptian është përcjellë në gjuhën perse me shumë ndryshime dhe ndërhyrje. Kështu, televizioni publik e ka fshirë fare momentin kur Mursi e etiketon regjimin e sirisë si regjim brutal dhe të dhunshëm. Kur ai përmendi vendet e revolucioneve të pranverës arabe, përkthyesi i televizionit publik iranian, zëvendëson Sirinë me Bahrejnin. /A.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit