16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Fjalë nga Shejh Shuajb Arnauti

Më të lexuarat

Sipas një shkrimi nga imami Genc Plumbi, ai përmbledh disa fjalë të mëdha që i ka thënë Shejhu Shuajb Arnauti, i njohur për fjalët e mprehta dhe aktivitetin e tij. Ai shkruan : “Shejh Shuajb Arnauti: “I pari që vendosi flamurin në muret e Kostandinopojës ishte një oficer shqiptar. Shqiptarët kanë bërë vepra të mëdha në shërbim të Islamit dhe kanë kontribuar në forcimin e perandorisë osmane, prandaj njiheni historinë tuaj.”
Shejh Shuajb Arnauti: “Ne kemi patur guximin te themi se Ebu Hanifja ka gabuar në disa çështje, prandaj nuk na mungon guximi të themi se edhe Shejh Albani ka gabuar ne disa çështje.”
Shejh Shuajb Arnauti: “Tre shqiptarët Albani, Abdul Kader Arnauti dhe Shuajb Arnauti ka dhëne shume për sunetin e Profetit a..s”
Shejh Shuajb Arnauti: “Shejh Albani ka qene mësuesi ynë, sepse ishte 20 vjet me i madh se ne. Ne kemi marre dije prej tij, por kur ne arritëm majat e dijes i kemi vënë në dukje disa gabime dhe ai i ka pranuar me dashamirësi.”
Shejh Shuajb Arnauti: “Ndryshimet ne boten arabe kane patur mirësi të shumta për myslimanet……Mubareku ishte njeriu që nuk kishte fare bereqet, ndryshe nga mbiemri e tij.”
Shejh Shuajb Arnauti: “Kam jetuar me shitjen e mjaltit dhe te fruta-perimeve dhe nga iqindia deri ne sabah i jam përkushtuar dijes.”
Shuajb Arnauti: “Edukimi i të rinjve është një art me vete, gjë te cilën shumë dijetarë të sotëm nuk dinë ta bëjnë si duhet.”
Shuajb Arnauti: “Besoj, madje kam bindjen, se sufizmi vazhdon të mbështetet nga perëndimi për të dobësuar dhe për te zaptuar boten islame.” KohaIslame
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit