13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fjala që ka pushtuar fjalorin e politikanëve, fatkeqësisht do të thotë …menstruacion!

Më të lexuarat

Fatkeqësisht jo vetëm fjalori dhe standardi i shqipes kanë degjeneruar, sikurse edhe të shprehurit me veçanti, sa ndonjëherë kalojnë në banalitet.

Institucionet tona të shkencës, ASHAK dhe Instituti Albanologjik, përkatësisht specialistët për gjuhë në to, sikur janë dorëzuar pas vërejtjeve të pafrytshme të tyre ndaj çoroditjes që po i bëhet sot gjuhës sonë, të ruajtur ndër shekuj nën pushtues të huaj të egër, që donin asgjësimin tonë si komb.

Por, ndërsa kjo është një temë e gjerë që kërkon trajtim më të thellë, gjithnjë nga ata që kanë kompetenca shkencore, këtu po trajtojmë vetëm një shprehje, që ka pushtuar fjalorin e politikanëve, sikundër edhe të kolegëve tanë, gazetarëve të pavëmendshëm, që ndryshon rrënjësisht kuptimin e mendimeve që synojnë, duke kaluar në banalitet.

Bëhet fjalë për fjalën “Të gjeturat”, që po përdoret në vend të “Gjetjet”, shkruan Koha.net.

Në fjalorin shqip-shqip, “Të gjeturat” do të thotë “të përmuajshmet e grave”, përkatësisht “menstruacioni”. Dhe tani provoni të përktheni fjalime e fraza të përditshme politikanësh e të tjerëve (këtu të konstruktuara), do të shihni ç’kuptim banal marrin ato.

P.sh. “Sipas të gjeturave të presidentit (nuk thamë presidentes), politika jonë e jashtme është konstruktive dhe paqësore…”, ose “Të gjeturat e kryeministrit flasin për shpenzime irracionale…”, ose “Të gjeturat e ministrit të Shëndetësisë zbulojnë mungesë të theksuar higjiene nëpër klinika…”, ndërsa “Të gjeturat e ministrit të Kulturës shkojnë aq thellë sa zbulojnë rrënjët e historisë së fenomenit…”, etj.

Kujdesi për gjuhën nuk është vetëm kulturë, por edhe patriotizëm. Gjuha është njëri nga faktorët që karakterizon një komb.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit