7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Fjala pastërti ka ardhur në Kuran në 13 kuptime

Më të lexuarat

Shpjesuesit e Kuranit kanë përmendur që fjala pastërti ka ardhur në Kuran në 13 kuptime:
1. Ndalimi i gjakut të mestruacioneve.

“Dhe mos u afroni (të bëni marrdhënie me to) derisa të pastrohen nga gjakrat dhe të bëjnë larje të të gjithë trupit)” [El-Bekare: 222]
2. Larja

“Po të jeni xhunub (papastërti e trupit që vjen pas marrdhënie me gruan) pastoheni krejtësisht (lani të gjithë trupin)” [El-Maide: 6]
3. Pastrimi i vendit të turpshëm me ujë pas kryerjes së nevojes vetiake.

“Në të ka burra që paapëlqejnë të pastrohen mirë” [Et-Teube: 108]
Ky ajet ka zbritur për banorët e Kubës, të cilët përdornin ujin për t’u pastruar pas kryerjes së nevojës vetiake.
4. Pastërti nga të gjitha llojet e papastërtive.

“Ju lëshoi ujë (shi) mbi ju nga qielli që t’ju pastronte me të” [El-Enfal: 11]
5. Dëlirësi nga papastërtitë.

“Atje do të kenë edhe bashkëshorte të dëlira (pa të përmuajshme, pa papastërti të tjera si në këtë botë)” [Ali-Imran: 15]
6. Largim nga

“Përzëjeni familjen e Lutit nga qyteti! Vërtetë ata janë njerëz që duan të jenë të pastër e të dëlirë” [En-Naml: 56]
7. Pastërti nga gjynahet.

“Merr sadaka (e zekat) nga pasuria e tyre me qëllim që t’I pastrosh dhe t’I bësh të dëlirë me anë të saj” [Et-Teube:103]
8. Pastërti nga idhujt.

“…që ata (Ibrahimi dhe Ismaili) të pastrojnë shtëpinë time (Kaben) nga idhujt për ata që sillen rreth tij (dukebërë tavaf)…” [El-Bekare: 125]
9. Pastrim nga shirku

“I lartësuar (në vendin më të lartë) i pastruar” [Abese: 14]
10. Lejim (hallall)

“Bijat e mia (vajzat ndër popullin tim) ato janë më të pastra për ju” pra të lejuara për ju.[Hud: 78]
11. Pastërtia e zemrës nga dyshimi pasiguria.

“Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre” [El-Ahzab: 53]
12. Shkurtim

“Dhe rrobat e tuaja pastroi” : shkurtoi, sepse shkurtimi i tyre është pastrim për to. [El-Maide: 4]
13. Pastërti nga vepra e papëlqyeshme, t cilën e ka ndaluar Islami.

“O Merjem! Allahu të ka vecuar ty, të ka pastruar ty (nga besimet e kota dhe veprat e papëlqyeshme” [Ali-Imran: 42]
Ka thënë El- Esfahani:
“Pastërtia ka dy kuptime: pastërti trupore dhe pastërti shpirtërore dhe me këto dy kuptime janë shpjeguar pjesa më e madhe e ajeteve nga Kurani”

Marrë nga “El-lubebu fi fikh es-suneti uel-kitab” fq. 19
“El-Mufradetu” fq. 307.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit