Fjala formalist…

0
141

FORMALIST mb.

  1. Që është karakteristikë për një njeri, i cili shikon vetëm formën dhe lë mënjanë përmbajtjen, që i jep rëndësi vetëm anës së jashtme; formal. Qëndrim formalist.
  2. filoz. Që mbështetet në formalizëm, që ndjek e përkrah formalizmin.
  3. let., art. Që mbështetet në formalizëm; që krijon sipas rrymës së formalizmit, që përkrah a ndjek formalizmin. Shkollë formaliste. Art formalist. Letërsi formaliste. Piktor formalist. Estetët formalistë.
  4. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.