9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Fituesja muslimane e ‘Bake Off’ bën një postim prekës për ankthin

Më të lexuarat

Fituesja e ‘Bake Off’, Nadiya Hussain ka bërë një shkrim të sinqertë në lidhje me shëndetin e saj mendor, pas disa ditësh të këqija.

Hussain e cila ka qenë e hapur për betejat e saj me ankthin në të kaluarën, foli për gëzimin që tre fëmijët e saj i japin dhe si e ndihmojnë atë, transmeton Klan Kosova.

‘Unë kam pasur ditë të këqija’, shkroi ajo nën një foto të dy djemve dhe vajzës së saj.

‘Dua shumë ta shpjegoi ndjenjën e të qenit në një vrimë të zezë, por nuk po mundem. Ngrihem nga shtrati sepse duhet, sepse ata kanë nevojë për mua’.

‘Gjëja më e trishtuar është se njerëzit që më japin dritë në jetën time, madje edhe më buzëqeshin, nuk mund ta rregullojnë këtë. Kështu që unë shtyj veten për të parë ata dashurinë që ua jap dhe ma japin’.

‘Unë nuk e shoh gjithmonë, nuk mund ta gjej ndonjëherë, por kur të tre bashkohen me mua, ata më japin dritë kur është errësirë’, vazhdoi ajo.

‘Por, unë do të vazhdoj derisa ta ndjej diellin në fytyrën time’.

Nadiya u hap për betejën me ankthin gjatë verës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit