10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fitorja e Bizantit – Ja çfarë thotë Kurani

Më të lexuarat

Fitorja e Bizantit

Një nga informacionet e përmendura në Kuran mbi atë që do të ndodhte në të ardhmen, gjendet në ajetet
e para të sures Er-Rum, të cilat i referohen Perandorisë Bizantine apo pjesës lindore të Perandorisë Romake. Në
këto ajete është shpallur se Perandoria Bizantine, pas disfatës së rëndë që kishte pësuar prej ushtrisë perse, do të
triumfonte shumë shpejt.

”Elif, Lam, Mim. Bizantinët (romakët) u mundën, në tokën më të ulët (afërt), por pas disfatës së
tyre, ata do të triumfojnë brenda pak viteve.” (Er-Rum 1-3)

Këto ajete u shpallën rreth vitit 620 e.s., gati shtatë vjet pas humbjes së thellë të ushtrisë kristiane
bizantine prej ushtrisë idhujtare perse. Por në Kuran u shpall se shumë shpejt bizantinët do të triumfonin mbi
rivalin e tyre. Në fakt, duke parë disfatën e rëndë të bizantinëve, dukej gati e pamundur që shteti bizantin do të
mbijetonte, jo më të fitonte përsëri. Jo vetëm persët, por edhe avarët, sllavët e lombardianët përbënin një
kërcënim serioz për Perandorinë Bizantine. Avarët kishin arritur deri në muret e Kostandinopojës. Perandori
bizantin, Heraklius, urdhëroi që ari dhe argjendi që gjendej në kisha të shkrihej dhe me to të bëheshin para për të
përballuar shpenzimet e ushtrisë. Kur këto nuk mjaftuan, edhe statujat e bronxit u shkrinë pët t’u kthyer në para.
Shumë guvernatorë ngritën krye kundër perandorit Heraklius, ndaj dhe perandoria gjendej në një situatë tepër
kritike. Mesopotamia, Siria, Palestina, Egjipti dhe Armenia, të cilat kohë më parë i përkisnin Perandorisë
Bizantine, ishin pushtuar nga idhujtarët persë.20

Me pak fjalë, të gjithë pritnin nga çasti në çast shkatërrimin e Perandorisë Bizantine. Pikërisht në ato
momente u shpallën ajetet e para të sures Er-Rum, sipas të cilave bizantinët do të triumfonin pas pak vitesh. Kjo
fitore dukej aq e pamundur, saqë idhujtarët e Mekës, të cilët ishin mjaft larg vendit të ngjarjes, filluan të talleshin
me besimtarët e paktë. Ata besonin se fitorja e shpallur në Kuran nuk do të bëhej kurrë realitet.

Shtatë vjet pas shpalljes së ajeteve të para të sures Er-Rum, në Dhjetor të vitit 627 e.s. një betejë e
përgjakshme u zhvillua ndërmjet ushtrisë bizantine dhe asaj perse në Niniveh. Ndodhi ajo që s’pritej; ushtria
bizantine triumfoi mbi ushtrinë perse. Disa muaj më vonë, persianët u detyruan të bënin një marrëveshje me
Perandorinë Bizantine, sipas së cilës ata detyroheshin t’i rikthenin asaj të gjitha territoret e pushtuara prej tyre.
Më në fund, ”fitorja e bizantinëve” e shpallur në Kuran u bë realitet. 21

Një tjetër mrekulli e shpallur në këto ajete është një dukuri gjeografike që nuk mund të njihej prej askujt
në atë kohë.

Në ajetin e tretë të sures Er-Rum tregohet se romakët pësuan disfatë në vendin më të ulët në Tokë. Fraza
”Edna el-erd” në arabisht është interpretuar në mjaft përkthime si ”vendi më i afërt”. Por ky nuk është kuptimi i
drejtpërdrejtë i shpalljes në origjinal, por është më tepër një kuptim figurativ i saj. Fjala ”Edna” në arabisht vjen
nga fjala ”denij” që nënkupton ”i ulët”, ndërsa ”edna” do të thotë ”më i ulti”, ndërsa ”Erd” do të thotë ”tokë”.
Kështu që shprehja ”Edna el Erd” do të thotë ”vendi më i ulët në Tokë”.

Fakti më interesant është se etapat më të rëndësishme të luftës së zhvilluar ndërmjet bizantinëve dhe
persëve, në të cilën bizantinët u mundën dhe si pasojë humbën Jeruzalemin, kanë ndodhur me të vërtetë në pikën

më të ulët të Tokës. Ky rajon specifik është shtrati i Detit të Vdekur, apo Liqenit të Lutit, i cili ndodhet në pikën
e bashkimit të Sirisë, Palestinës dhe Jordanisë. ”Deti i Vdekur” shtrihet 395 metra nën nivelin e detit dhe me të
vërtetë është vendi më i ulët në Tokë.

Kjo nënkupton se bizantinët u mundën në pjesën më të ulët të Tokës, ashtu siç thuhet në Kuran.

Pjesa më rëndësishme është fakti se lartësia e Detit të Vdekur mund të matet vetëm me pajisjet teknike
moderne. Më parë ishte e pamundur të dihej se ajo ishte pjesa më e ulët e sipërfaqes së Tokës. A nuk është ky
një argument bindës se Kurani është me të vërtetë një shpallje hyjnore…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit