8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fitoi 18 milionë euro nga meçi ndaj Klitschkos, por festa e Joshuas ishte shumë e thjeshtë

Më të lexuarat

Kampioni botës, Anthony Joshua, jeton me këmbë në tokë, ashtu që e ka festuar në mënyrë shumë të veçantë triumfin e tij ndaj Wladimir Klitschkos.

Boksieri i peshave të rënda realizoi fitore sensacionale në Wembley kundër veteranit ukrainas duke përfituar 15 milionë funte (18 milionë euro) nga ky meç.
Mirëpo, 27 vjeçari vendosi ta festonte këtë triumf në një mënyrë shumë të thjeshtë: duke ngrënë një kek të shkërmoqur molle dhe duke u shtrirë për të pushuar.

Për më shumë, ai ka thënë se mezi ka pritur të kthehej në shtëpi që ta takonte nënën e tij.
Përkundër famës dhe pasurisë së madhe, Joshua është kthyer për të jetuar me nënën e tij dhe nuk e ka në plan që të zhvendoset nga banesa e saj.
“Nëna ime më jep dashuri pa kushte. Çmimet dhe gjësendet janë të mira, por unë ia shpaguaj dashurinë nënës time duke e prezantuar vetën sa më mirë që mundem, në mënyrë që ajo mund të shkojë kudo dhe të thotë: ‘Ai është djali im’”, ka deklaruar Anthony.
Thuhet se britaniku mund të bëhet boksieri që kalon shifrën prej një miliard funtesh pasuri, mirëpo ai preferon të bëjë jetë të thjeshtë. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit