16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Firma zvicerane merr certifikatën financiare të Sheriatit lidhur me kriptovalutën Stablecoin

Më të lexuarat

Firma e fintech me bazë në Zvicër, X8 AG, ka marrë një certifikatë nga Sheriyah Revieë Bureau (SRB), që është një firmë konsulente e licencuar nga Banka Qendrore e Bahreinit, për kriptovalutën Stablecoin që e ka bazë kriptovalutën Ethereumin.

Debati mbi nëse janë apo jo kriprovalutat në përputhje me ligjin Islam, e ka përqendruar pajtueshmërinë e tyre lidhur me ndalimin dhe spekulimin monetar dhe disa studiues mysliman e kanë konsideruar tregtinë e kriptovalutave si legjitime nën Sheriat.

Sipas drejtorit dhe bashkëthemeluesit të X8 AG, Francesca Greco, pasuria e kriptovalutës me bazë Ethereum është një “stabilizues”, që mbështetet prej shtatë monedhave të gatshme dhe arit, ku pritet t’iu ndihmojë shqetësimet e dijetarëve mysliman lidhur me paqëndrueshmërinë dhe spekulimet e tepërta.

Siç është raportuar, kriptovaluta Stellar mori një certifikatë të përputhshmërisë sipas Sheriatit në fushën e transferimit të parave dhe tokenizimin e pasurive, duke pretenduar se ishte protokolli i parë i teknologjisë Blockchain që e kishte bërë këtë.

Gjithashtu, kriptovaluta Bitcoin në muajin prill të këtij viti u pranua si “përgjithësisht i lejueshëm” nën ligjin e Sheriatit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit