4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Firefox tani me lexues të vetin të PDF-ve

Më të lexuarat

Nëse nuk keni dëshirë që të përdorni shumë shtojca në shfletues të uebit, ju me siguri se do të ju pëlqej mundësia që mund të ju ndihmojë për ta bërë një gjë mjaft të shpeshtë edhe pa shtojcë.

Firefox tani e ka një lexues të brendandërtuar të skedarëve PDF dhe megjithëse nuk i ofron të njëjtat veçori që i ka Adobe, ai ofron shumicën e veçorive për shumicën e rasteve të përdorimit.

Përpara se të filloni që ta lëshoni PDF lexuesin, sigurohuni që e keni versionin më të fundit të Firefoxit dhe që e keni ndalur lexuesin e PDF-ve të Adobe-it.

Për të shikuar versionin, klikoni menynë në pjesën e sipërme në këndin e majtë dhe shkoni Help > About Firefox. Këtu do të bëhet kontrollimi për përditësime dhe ua mundëson që të aplikacioni ndonjë përditësim nëse është gjetur.

Për të ndalur shtojcën e Adobe-it, hapni të njëjtën meny në pjesën e sipërme të shfletuesit të uebit dhe zgjidhni Add-ons. Në vendin e ri që hapet, klikoni në Plugins dhe pastaj tek butoni Disable prapë Adobe Acrobat.

Tani për ta përdorur lexuesin e PDF-ve:

Hapi 1: Hapni Firefoxin dhe shkruani about:config në shiritin e adresës. Ju mund të shihni një paralajmërim dhe këtu pranoni që të vazhdoni.

Hapi 2: Kërkoni për browser.preferences.inContent nga kutia e kërkimit afër fushës about:config. Sapo ta keni gjetur në listë, klikoni me të djathtën në të dhe zgjidhni Toggle.

Hapi 3: Kërkoni për pdfjs.disabled. Pasi që ta gjeni, klikoni me të djathtën në të dhe zgjidhni Toogle. Kjo është e tëra që ju duhet të bëni për ta shfletuar PDF-në në Firefox pa pasur nevojë për ndonjë shtojcë apo plugin. (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit