15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Finlanda pas 30 vitesh sërish hap ambasadë në Irak

Më të lexuarat

Finlanda së shpejti do të hap ambasadë në Irak me qëllim që pas 30 vitesh sërish të vendos marrëdhënie diplomatike me këtë vend, të ndihmojë rindërtimin e tij dhe të forcojë tregtinë.

Kthimi i mijëra irakianëve të cilët ilegalisht qëndrojnë në Finlandë pas refuzimit të kërkesës për azil edhe më tej është një çështje e nxehtë mes dy vendeve. Vetëm në vitin 2015 në këtë vend skandinav arritën rreth 20 mijë migrantë irakianë.

Ambasadori finlandez, Vesa Hakkinen, një ditë para marrjes së postit rikutjoi se Finlanda praninë e saj diplomatike në Irak e ndërpreu në janar të vitit 1991 pas shpërthimit të luftës së Gjirit.

Ambasada finlandeze në Bagdad do të ketë katër të punësuar dhe do të vendoset në ndërtesën ku gjendet edhe ambasada suedeze./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit