12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Financat Islame

Më të lexuarat

Nga Loretta Napoleoni

26/04/08 — — Financat Islame është bërë një sektor me rritje shumë të shpejtë dhe dinamik në financat globale. Çdo model nga produktet financiare perëndimore u përmbahet dispozitave sheriatike (ligjit Islamik), me instrumente të përshtatshme: mikrofinancë, pengu, eksploatimin e naftës dhe gazit, ndërtimn e urave, madje edhe sponsorimin e ndeshjeve sportive. Financat Islame është një sektor i ri, shumë fleksibil dhe me potencial shumë profitabil. “Operon në 70 shtete me 500 bilion dollar në vlerë të aseteve, është në drejtim të zgjerimit gjeometrik.” Më shumë se një bilion Mysliman të etur në mbështetje të saj, analistët parashikojnë që ky sistem së shpejti do të menaxhon afër 4 përqind të ekonomisë botërore, ekuivalent me 1 triloin dollar në vlerë të aseteve. Këta tregues spjegojnë padurimin e bankave perëndimore që të lancojnë shërbimet financiare të sheriatit. Citigroup ka hapur filiale, sikur shumë banka të tjerë perëndimore, në shumë shtetet Myslimane.

Në fund të vitit 2004, Banka Islame e Britanisë, bankë e para që ka furnizuar klientët mysliman në Evropë, nxori në shitje aksionet e saj në bursën e Londonrës. Me ironi, tri krizat e mëdha ekonomike globale të kapitalizmit perëndimor – ajo e rezervave të naftës më 1970, më vonë më 1990 krizat Aziatike, dhe 9/11 – zgjeruan rrugën e ngritjes së financave Islame. Ndryshe nga ekonomia e tregut, Financat Islame fokusohet në parimet e religjionit Islam dhe operon në atë mënyrë që t’i mbaj myslimantët të mbështetur me sheriatin, me ligjin e religjionit që buron dretperdrejt nga Kur’ani. Aktivistët mysliman, intelektualët, autorët, dhe liderët religjioz gjithmonë kanë përkrahur ndalimin e kamatës, interesin që ngarkon huadhënësi, dhe e gjykuan si gharar, që i referohet çdo lloj spekulacioni. Sipas këtij besimi, paraja nuk është patjetër produkt në vete për shtimin e më shumë parave. Si rjedhim Financat Islame shmang investimet me risk dhe investimet në kompanitë jolikuide e që nuk kuotojnë në burse (private equity), sepse ata thjesht shumëfishojnë keshin nga spastrimi i aseteve. Paraja servisohet në kuptim ose instrument produktivitetit origjinal e parafytyruar nga Adam Smith dhe David Ricardo. Ky parim është i mishëruar në sukuk, bono thesari që përdoret në Financat Islame. Sukuk gjithmon lidh investimet reale – për shembull, pagesë për ndërtim të një autostrade të gjatë – dhe asnjëherë për qëlime spekulative. Ky parim rrjedh nga ndalimet e shariatit për lojrat e fatit (aktivitet e pasigurta, me risk) ashtu siç ndalon secilën formë të borxhit me risk dhe aktivitetet që tregtohen me risqe.

Në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë, mbështetësit dhe promoterët e financave Islame vazhdimisht shprehën pakënaqësi me modelet e bankimit perëndimor të cilët depërtuan në shtetet Islame.
Disa fetva, ose dekrete nga dijetarët, u nxorën për t’u ripërsëritur parimet për aktivitetet e bazuara në kamatë të bankave koloniale tek të cilat janë vërejtur jopërputhshmëri me sheriatin. Aq më shumë, sepse institucionet financiare perëndimore ishin banka të vetme aktive në botën myslimane, besimtarët ishin të detyruar ti përdorin ato edhe pse ata kryenin punë helmuese të bazuar në aktivitete të ndaluara.

Që nga mesi i viteve 1950 deri në mes të 1970, ekonomistët, financierët, dijetarët e shkollave juridike të sheriatit dhe intelektualët, studiuan mundësinë e flakjes së normave të interesit dhe krijimin e institucioneve financiare të bazuara në sheriat – si alternativë e përshtatshme në vend të kamatës. Ata mendonin që në sistemin ekonomik Islam të inkorporohet zekati dhe elemente tjera themelore të fesë Islame, siç janë depozitat për në Haxh. Projektet e para për ekonomiksin e aplikuar Islam erdhën në eksistencë në treg konkurues në vitet 1950 në krahinën e poshtme të Egjiptit dhe në Kuala Lumpur, Malazi. Projekti Egjiptian, me seli në Meet Ghamr, Egjipt, ka mbështetur financiarisht plane ndërtimesh për një çmim më të ulët. Qeveria Malajziane, si eksperiment për mbështetje financiare është përkrahur nga Pilgrims’ Administration dhe Fund of Malaysia. Të mbikqyrur nga institucionet financiare që kanë mbledhur kursime dhe i kanë investuar ato në përputhje me sheriatin. Me qëllim të financimit të haxhit, i cili, bashkë me zekatin, është një nga pesë shtyllat e Islamit.

Deri në fillim të viteve 1970, ekonomiksi Islam në thelb dukej embrion dhe vështrohej me skepticizëm të thellë. “Më pas, askush nuk mendonte që bankimi Islam do të bëhet e madhe,” për rikujtim Sheiku Hussein Hamid Hassan, Egjiptian i shkollave juridike, u involvua në krijimin e një banke të parë Islame. “Banorët menduan se ishte një ide e çuditshme, aq e çuditshme sikur të bisedohej për një uiski Islam!” Çdo ditë u shtua skepticizmi perëndimor për shkak të mungesës kronike të kapitalit në vendet myslimane. Ata nuk kishin para për të hapur një sistem alternativë bankimi, mendonin që kjo kurrë nuk do të arrihet, prandaj njerëzit hoqën dorë nga ideja e një “sistemi financar Islam”, kjo thjesht ishte vetëm një ëndër. Ky skenar u ndryshua më 1973–1974 kur ndodhi goditja për naftë, e që shkaktoi derdhje masive të kapitalit të importuesve perëndimor në shtetet Arabe që prodhojnë naftë. Çmimet e katërfishuara të naftës gjeneruan kapital të mjaftueshëm për të vënë në praktikë atë që kishte mbetur vetëm si ide e debatuar me dekada. Kjo ide u konkretizua me themelimin e Bankës për Zhvillim Ndërkombëtar për vendet Islame. Kjo bankë do të zmadhojë edhe ndikimin e Organizatës për konference Islamike, duke e konsideruar një fuqi potenciale bazë për disa nga shtete te pasura, posaçërisht Arabia Saudite dhe Algjeria. Në të njëjtën kohë, banka do të shërbejë si instrument për shpërndarje të ndihmës financiare nga shtetet myslimane të pasura me naftë tek vëllezërit e tyre në Afrikë dhe Azi. Kërkesat e para për themelim të Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) erdhën nga kryetarët e shteteve si Arabia Saudite, Algjeria, dhe Somalia. Në marrëveshjet e kontratës për hartimin e IDB-së më 1974, zyrtarisht qëndronte ajo që aktivitetet bankare patjetër të sillen në përputhje me sheriatin.

Në bërthamë të sheriatit si ekonomi e përbërë, kemi të veçuar instrumentin ndërmarje me partneritet-ortakëri (Joint Venture, arab.-Musharaka). Në të vërtetë, ky partneritet u shfaq në vitet 1970 kur myslimanët dhe dijetarët e shkollave juridike të sheriatit filluan të bashkëpunojnë. Kjo ortakëri e jashtëzakonshme (Joint venture) është një fenomen unik në ekonominë moderne, por është e vetmja që ka betonuar themelet e një sistemi të rri ekonomik. Disa personalitete vizionare, si Princi Muhammed el Fejsal (djali i ish mbretit Saudit Faisal bin Abdul-Aziz), Saleh Kamel nga Arabia Saudite, Ahmed el Jaseen nga Kuvajti dhe Sami Hamoud nga Jordani, shpërndanë disa nga pasuritë e mbledhura nga kriza për naftë, për formimin e bankave të reja. Dijetarët e shkollave juridike të sheriatit dhe udhëheqësit fetarë, hartuan strukturën monetare të këtyre bankave të reja.
Bashkëpunimi ndërmjet liderve dhe udheheqësve fetar, pra, sherben si rrënjë e finansave Islamike. Ky koncept buron nga esenca qendrore në shpirtin e Islamit – Ummeti, trupi ose komuniteti i besimtarëve. Për myslimanët, Umeti paraqet një entitet (tërësi) të vetme dhe të njësuar; merr frymë, mendon dhe lutet në bashkësi. Kullon nga shpirti i Islamit. Kultura fisnore në Islam nuk pranon që të ketë kuptim Individualizmi. Vlerat tradicionale të fisit, siç janë obligimi për t’i ndihmuar miqtë që kanë nevojë dhe pranimin e autoritetit të udhëheqësit (halifit), janë nga shtyllat e kulturës Islame. Dijetarët e shkollave juridike të sheriatit këto vlera i transplantuan në ekonominë Islame; po të njëjtat parime lejuan Beduinët Arab që me shekuj të përballojnë vrazhdësitë e shkretëtirës. Bashkëpunimi në një mjedis kaq armiqësor ishte i domësdoshëm dhe aq më tepër në kohrat moderne.

Në ekonominë Islame partneriteti është zemra që reh. “Sistemi i referuar ka të bëjë me filozofinë e shpërndarjes së riskut: huadhënësi apo kreditori duhet të ndajë riskun me huamarësin, duke i bërë të dy në partnerë efektiv, duke shëruar një komponent të fortë në sistemin financar. Ky koncept i veçon Financat Islame nga Financat Perëndimore, i cili kërkon të maksimizojë profitin dhe minimizojë humbjet përmes diversifikimit dhe transferit të riskut.” Gjithashtu, paraja patjetër të vihet në punë. Sepse Financat Islame ndalojnë interesin, kërkojnë të ardhura nga qiratë, nga pushteti mbretëror, profit nga biznesi ose nga tregtimi me mallra; pengu, për shembull, përfaqson marveshje “për ta blerë pengun që jepet me qira”- (blerësi vendos për blerje të një pasurie të pa tundshme ose të tundshme, shtëpi ose veturë dhe pranon çmimin blerës nga shitësi. Më pas objekti blehet nga financieri ose banka dhe kalon në pronësi të saj, më pas pasuria i shitet blerësit me çmim më të latë, duke bërë pagesë mujore derisa të paguhet çmimi blerës-Murabaha, ose i shitet blerësit me atë çmim origjinal me pagesë mujore për një kohë të kontraktuar dhe gjatë asaj kohe blerësi gjithashtu paguan qiranë për shfrytëzim të pasurisë së bankës – Ixhara * koment nga përkthyesi). Kështu, konceptualisht, ekonomiksi Islam është e kundërta e finacave Perëndimore të cilat rrotullohen rreth interesit vetjak të individëve.

Nga krejt kjo e lartpërmendur, Financat Islame përfaqëson një forcë të veçantë në ekonominë globale që sfidon ekonomiksin mashtrues. Nuk lejon investimet në pornografi, prostitucion, narkotikë, duhan, dhe lojra fati. Nga diskutimet e lartpërmendura, që prej rënies së Murit të Berlinit, të gjitha këta territore lulëzuan falë globalizmit të paligjshëm me shikimet indiferente të shteteve të orientuara nga tregu.

Loretta Napoleoni: eksperte në financat në terrorisëm, Loretta ka këshilluar shumë qeveri për kundër-terrorisëm. Ajo është bashkëpuntore e vjetër në “G Risk”-agjencion për risk në Londër. – Ajo është studiuese Fulbright në Johns Hopkins University të Paul H. Nitze Shkollë Për Studime Të Avancuara Ndërkombëtare në Washington DC. dhe Rotary studiuese në London School of Economics..

Nga anglishtja: Metin Hoxha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit