12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Filmohet 18-vjeçarja duke u rrahur brutalisht nga një grup vajzash, nuk i mbijeton plagëve vdes disa orë më vonë (Video, +16)

Më të lexuarat

Një video amatore shfaq momentin kur një egjiptiania 18-vjeçe sulmohet në Nottingham, ku si pasojë e plagëve të marra më vonë ndërroi jetë.

Mariam Moustafa kishte rënë në koma pas sulmit brutal të një grupi të femrave, ku më vonë është shpallur e vdekur pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Pamjet rrëqethëse shfaqin vajzën duke i bërtitur Moustafas derisa po qëndronin në autobus, dhe pas disa sekondave eskalon situata dhe e sulmojnë brutalisht.

Babai i Moustafa, Mohamed sot ka kërkuar drejtësi për vajzën e tij, pasi autoritetet egjiptiane kanë kërkuar përgjigje nga Britania e Madhe.

“Kërkoj drejtësi për bijën time, jo vetëm për bijën time me qëllim që fatin e njëjtë mos ta ketë ndonjë vajzë apo djalë tjetër. Vajza ime ka qenë si engjëll, ajo kurrë nuk do t’i bënte keq dikujt”, ka shtuar Mohamed.

https://www.youtube.com/watch?v=tXKbuC11ADc

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit