11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Filmi u cilësua si skandaloz, a është bërë shkelje e ligjit në “Tallja me krishtin”?

Më të lexuarat

Në filmin “Tallja me krishtin” nuk është bërë shkelje e ligjit për veprimtari filmike, edhe pse i njëjti përmban gjuhë të urrejtjes. Kjo e fundit parashihet vetëm me Kod Penal. Që të mos përsëritet skandali, mund të ndryshohet ligji për veprimtari filmike dhe në Agjencinë e Filmit të Maqedonisë të delegohen njerëz me integritet dhe të dijshëm, shkruan Portalb.mk

Në kohën kur në Maqedoni dolën sekuenca të filmi “Urrejtja me krishtin” në të cilën pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë paraqiten si abuzues seksual, filmi mori çmim në Festivalin Botëror të Filmit në “Montreal”. Si opsion shihet shpallja e filmit si të pavlefshëm. Heshtje në Agjencinë e Filmit.

Ligji për veprimtari filmike parasheh të kihet kujdes në origjinalitetin dhe kualitetin e përmbajtjes së skenarit. Kjo mundëson që gjuha e urrejtjes dhe trillimet që u bënë për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në filmin “Tallja me krishtin” të mbeten të pasanksionuara.

“Tallja me krishtin” – mësim për të ardhmen

Sulejman Rushiti

Për regjisorin Sulejman Rushiti çështja e filmit “Tallja me krishtin” duhet pranuar, por duhet të shërbejë si mësim që në institucione shtetërore të delegohen njerëz me integritet dhe të dijshëm.

“Duhet ta pranojmë që tashmë është bërë një dëm i konsiderueshëm, dhe kjo duhet të shërbejë si mësim që në institucione, agjenci dhe komisione duhet të delegohen njerëz të dijshëm dhe me integritet. Është e dhimbshme që si në librat shkollor, gjuha ksenofobike, kalon nëpër komisione ku ka shqiptar. Unë them që tani, duhet me gjakftohtësi të presim institucionet në rrugë zyrtare dhe të mos kërkojmë faj vetëm tek të tjerët, por edhe tek oborri jonë”, tha regjisori Rushiti.

Berat Saliu

Për aktorin dhe organizatorin e Festivalit Teatror “Othello”, Berat Saliu sado që artistët të thonë se nuk janë politikanë, në një farë forme ata janë duke e mbjellur urrejtjen.

“Ne jemi të bashkuar si evropian, dhe me të njëjtat të drejta dhe trajtime, duhet ti kemi të njohura luftërat ballkanike. Dhe sado që do të arsyetohemi se ne nuk jemi politikanë, por artistë, ne në një farë formë jemi duke e mbështetur urrejtjen. Tek e fundit të gjithë e dimë se çfarë ndodhi në konfliktin e 2001”, tha Saliu.

Kush reagoi?

Për filmin “Tallja me krishtin” kishte reagime të shumta në opinion, për të njëjtin u tha se nxit urrejtje. Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, drejtori i Agjencisë së Filmit, Gorjan Tozija dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e dënuan filmin. Asnjëri nuk e ka parë filmin komplet, përfshirë edhe ish sektretarin shtetëror të Ministrisë së Kulturës në atë kohë, Behixhudin Shehapi. “Tallja me krishtin” është financuar nga Agjencia e filmit të Maqedonisë, organ i pavarur, por që financohet nga buxheti shtetëror.

Jani Bojaxhi

Jani Bojaxhi

Regjisori Jani Bojaxhi, reagimet e lartë përmendura i ka cilësuar si fashistike dhe përpjekje për të censuruar artin.

Ka pasur edhe regjisorë të shumtë që kanë vepruar në të njëjtën mënyrë, por ata kurrë publikisht nuk janë ndaluar. Në këtë situatë, puna është edhe më radikale, sepse ato krenohen me atë, ata krenohen se do të ndërprejnë të bërit art. Edhe më radikale, kjo është fashizëm. Më keq edhe për të, por edhe për ata njerëzit që i përfaqëson. Kohezionin ndëretnik e ka shkatërruar, ai njeri, që deklarohet se është ministër i kulturës”, tha Bojaxhi.

Duke e pasur parasysh se filmi në përmbajtje ka objekt apo subjekt ekzistues, sipas Shoqatës së Veteranëve dhe Luftëtarëve të UÇK-së, regjisori është i obliguar të japë fakt për atë çfarë ka përfshirë në film, si karakteristikë dhe veti të kësaj organizate ushtarake.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit