10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Filmi “Kufiri Ballkanik” i propagandës serbo-ruse kundër Kosovës: Britanikët bëjnë thirrje të mos shfaqet në Britani të Madhe

Më të lexuarat

Se shtetit serb po mundohet që me të gjitha forcat të ndryshojë opinionin botëror rreth të vërtetës së Kosovës, tregon edhe një film i realizuar kohët e fundit që bën propagandë kundër historisë së Kosovës.

Në fakt, e përditshmja britanike “The Times” dhe një pjesë e opinionit britanik kanë kritikuar ashpër filmin “Kufiri Ballkanik”, duke deklaruar se përshkrimi i historisë së re të gadishullit minon paqen rajonale.

Filmi, i cili kohët e fundit u shfaq në Rusi dhe Serbi, flet për hyrjen pa leje të forcave ruse në aeroportin e Prishtinës gjatë vitit 1999, e cila gjë ndodhi menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

“The Times” ka bërë thirrje për censurimin apo mos shfaqjen e filmit në kinematë britanike pasi që po cilësohet si një propagandë e “regjimit të Putinit në fushatën që justifikon aktet drastike të dhunës ndaj popujve që nuk kanë mbrojtje”.

Gjithashtu gazeta shkruan se ka “ardhur koha që t’i jepet fund kësaj fushate”, pasi që, sipas saj, “kur gënjeshtra mundohet të mbulojë të vërtetën, atëherë është në rrezik jeta dhe liria e fjalës”.

Më tutje theksohet se filmi është ndër më të shikuarit në kinematë ruse dhe në disa shtet amerikano-latine, ku ka ndikim të madh Rusia.

Mbetet të shihet nëse do të censurohet apo nuk do të lejohet të shfaqet në kinematë e Britanisë së Madhe. Ndryshe, në rolet e shqiptarëve janë paraqitur disa aktor serb dhe të shtetit të Rusisë. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit